Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një 19-vjeçar është mbytur teksa peshkonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lumin e “Brarit”.
Nga të dhënat paraprake mësohet se shtetasi Renaldo Ymeri ishte duke peshkuar bashkë me vëllezërit e tij, teksa e ka marrë rrjedha.
Deri më tani nuk dihen detaje se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që në vendngjarje janë shërbimet e Policisë. Po ashtu mësohet se janë njoftuar Palombarët e Reneas për gjetjen e trupit