Muli e kishte marrë seriozisht sot mbledhjen e dy qeverive në Romë.
– Duhet ta denoncojmë si akt vasaliteti – i tha Lelos. – Kjo është qeveri kuislinge.
– Kuislinge s’e shajmë dot – i tha Lelo – se ne jemi të parët që i kemi rehabilituar anëtarët e qeverisë kuislinge. Duhet të nxisim sojicatët ta bëjnë këtë.
– Pse, me ne kanë qenë kuislingët? – i tha Muli.
– Ne si paria jemi me ata – i tha Lelo. – Duhet të gjejmë ndonjë arsye tjetër.
– Po ta sulmojmë si qeveri e Sorosit – tha Muli.
– Puna është se Meloni e di që është e Sorosit, madje ka shpallur dhe luftë kundër Sorosit, por prapë e ka thirrur aty.
– Po ta sulmojmë Melonin në partitë popullore, që bashkëpunon me një të majtë shqiptar – tha Muli.
– Puna është se ne jemi gati duke u përjashtuar vetë nga partitë popullore – tha Lelo. – Dhe Meloni nuk pyet për ata.
– Po çfarë të gjejmë? Ndonjë gjë që të revoltohen shqiptarët – tha Muli.
– Duhet të gjejmë një Vasil Laçi të ri – i tha Lelo. – Por edhe këtu e kemi problem. Se Vasil Laçi ishte nga bregdeti. Edhe Edi Rama nga bregdeti. Prapë do ta kemi të vështirë. Të ishte i lirë ky Ilir Meta, mund të bindte Blushin të bëhej hero. Tani e kemi të vështirë.
– Kjo e Blushit nuk është ide e keqe – tha Muli. – Se edhe po na u nxeh Meloni, i themi është i paguar nga grekët se prej Korçe është.






