Një anije turistike ka shpërthyer në flakë pasditen e djeshme në rajonin veriperëndimor të Spanjës, Galicia.
‘Boramar’ kishte në bordin e tij 48 turistë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në momentin që u përfshi nga zjarri.
Sipas mediave lokale, shumë pasagjerë u hodhën në det për t’u shpëtuar nga rojet civile të Spanjës.
Një numër pasagjerësh janë trajtuar për djegie dhe lëndime të tjera, dhe shumë prej tyre janë në gjendje shoku pas ngjarjes traumatike.
Autoritetet në rajonin e Galicias kanë shkruar në llogarinë e tyre në “Twitter” se dy njerëz kanë marrë djegie të rënda dhe se janë transportuar të martën në të njëjtin spital.
“Lajmi më i mirë është se nuk ka vdekje.E gjithë kjo ishte një frikë që askujt nuk i pëlqen ta përjetojë”, ka deklaruar kryetari i Bashkisë Grove, Jose Antonio Cacabelos.
Ai tha gjithashtu se duhet të ndërmerren masa sigurie për të garantuar që një incident i ngjashëm “të mos ndodhë përsëri”.
Sa i takon kombësisë së personave që u përfshinë në incident, express.co. uk raporton se është ende e panjohur.
s.a/dita