• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, November 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Botërori 2026/ Shqipëria siguron për momentin vazon e dytë, rivalët e mundshëm në play-off! Shorti dhe rëndësia e renditjes në FIFA

November 14, 2025
in Sport

Kombëtarja shqiptare e futbollit është bërë e para skuadër europiane që ka siguruar zonën play-off të Botërorit 2026. Për herë të parë në histori djemtë tanë janë në garë për të siguruar një biletë për në finalet e verës së ardhshme që zhvillohen në Amerikën e Veriut.

Si funskionon play-off

12 skuadrat e renditura të dytat nga grupet kualifikuese dhe 4 skuadrat më të mira nga Liga e Kombeve do bashkohen në një short. 16 skuadrat do ndahen në katër vazo (1,2,3,4) sipas renditjes në FIFA, që do të thotë se gjithçka është e hapur deri në ndeshjen e fundit kualifikuese.

Për momentin, nga rezultatet e ndeshjeve të djeshme, Islanda ka kaluar në renditje Ukrainën në Grupin D. Kjo do të thotë se nëse gjithçka mbyllet kështu, Shqipëria do kalonte në vazon e dytë (2) për shortin play-off, pasi ka një koeficient më të mirë se Islanda. Megjithatë ndeshja e fundit e Grupit D do jetë ajo direkte mes Ukrainës dhe Islandës, që vendos shumë për shortin play-off.

Deri në këto çaste ekipi i Sylvinhos ndodhet në vazon e dytë (2) në shortin play-off, me ekipe si Skocia, Çekia apo edhe Sllovakia.

Në shortin që do mbahet më 20 nëntor në orën 13:00 në Nyon, UEFA ka vendosur që ekipet e vazos 1 të përballen me ato të vazos 4 (ekipet që vijnë nga Liga e Kombeve). Ndërsa ekipet e vazos 2 do përballen me ato të vazos 3. Në këtë fazë UEFA i jep përparësi ekipeve me koeficient më të lartë dhe për rrjedhojë skuadrat e vazos 1 dhe ato të vazos 2 do i zhvilojnë ndeshjet në shtëpi.

Duelet gjysmëfinale do jenë me një takim dhe nëse gjatë 90 minutave nuk ka fitues, ndeshjet shkojnë në shtesë dhe më pas me penallti.

Fituesit që do dalin nga këto çifte (8 skuadra), do përballen në finalet me një takim sipas një shorti që veç rivalëve, vendos edhe vendin e zhvillimit të ndeshjes, pa preferenca. Këtu futen në lojë të shtata skuadrat (nëse kualifikohet edhe Shqipëria).

Pra në rastin më të mirë Shqipëria do ketë edhe dy takime në play-off e Kupës së Botës, nëse humbet në gjysmëfinale. Në rastin më të keq, do luajë vetëm një duel dhe për momentin me ekipet e vazos 3, por që gjithçka mund të ndryshojë pasi ende në secilin Grup kualifikues ka ndeshje për t’u zhvilluar.

Ndeshjet play-off luhen më 26 dhe 31 mars 2026.

Ndarja e vazove sipas rezultateve të djeshme (13 nëntor):

Vazo 1: Itali, Turqi, Poloni, Hungari

Vazo 2: Skoci, Çeki, Sllovaki, Shqipëri

Vazo 3: Maqedoni e Veriut, Islandë, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

Vazo 4: Uells, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut

Next Post

Kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë

Hije dyshimi! Apeli i Posaçëm rrëzon GJKKO, rikthen për gjykim pa dhënë arsyetim, shokun e ngushtë të Kledion Brahos së SPAK, ish-prokurorin Aurel Zarka

Ilir Meta mbetet në burg! Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved