Nga Bledi Mane
Mbylle gojën ti bukurosh!-i dha urdhër pardje në parlament deputetja socialiste e Fierit deputetit të listës pa elektorat Klevis Balliu. Dhe ligjërimi i Zeqinesë u fokusua te tezja e Balliut një grua pa identitet e njohur vetëm si kunata e Fahriut.
Blegina Agolli një zyrtare e qeverive demokratike dhe socialiste që njëkojësisht kishte dhe firmë ndërtimi dhe përfitonte tendera rrugësh. Pra deri në orën 4 merrte rrogën nga shtetit dhe pas orës 4 merrte lekë nga shteti për punë të pabëra publike.
Jo vetëm kaq por Zeqineja i foli me gjuhë të koduar Klevisit për tezen dhe djali i Fahriut ka 3 ditë ka mbyllur gojën. Çfarë misteri fsheh Zeqineja për kunatën e Fahriut dhe a do mundemi t’ia zbulojmë dot ne gazetarët?






