Përfundoi në barazim pa gola takimi i parë i raundit të dytë kualifikues mes Kukësit dhe Qarabagut, që u zhvilllua në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës. Verilindorët nuk merituan më shumë në këtë përballje ndaj ekipit të Ansi Agollit, por e mbajtën të hapur cështjen e kualifikimit, pasi nuk u ndëshkuan në shtëpi.
Cungu hodhi në fushë një formacion mbrojtës, duke parë edhe diferencat në cilësi mes dy skuadrave. Sebino Plaku duhej të bënte i vetëm repartin e avancuar, u ndihmuar nga mesfusha. Trajneri shkodran dukej qartë se synonte ta mbante hapur ceshjten e kualifikimit, duke mos pësuar gol në shtëpi dhe në fakt ia del mbanë.
Uilliam ushtron preson në krahun e mbrojtjes së Qarabagut në minutën e 6-të, por në momentin e fundit ndërhyn Agolli, që largon rrezikun. Rast ideal për azerët në minutën e 22-të, Guerrier shkëputet në krahun e djathtë dhe del përballë Frashërit, por krosimi i tij drejt qendrës gjen Qaqin, që ndërhyn me vështirësi. Në vijim të aksionit Guerrier tenton sërish, por grushton Frashëri.
Gabon rëndë mbrojtja kuksiane në minutën e 52-të, por Shameti dhe Qaqi bllokojnë gjuajtjet e kundërshtarëve. Tjetër rast për Qarabagun në minutën e 70-të, goditja e Michel brenda zonës përfundon për jashtë pas devijimit të Allës. Curbja ftoi në goditje Melon më minutën e 77-të, por finalizimi la për të dëshiruar. Me gjithë presionin e shtusar të azerëve në minutat e fundit rezultati mbeti i pandryshuar, 0-0.