Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë humbur jetën çifti shqiptar, Samira Xhaferi 27 vjeçe dhe Albi Çela 30 vjeç. Aksidenti ka ndodhur më 11 nëntor në Cleveland, Ohio.
Samira ishte studente e doktoraturës, ndërsa Albi në prag të përfundimit të studimeve në drejtësi. Sipas familjarëve, ata njiheshin për mirësinë, përkushtimin dhe ëndrrat që po ndërtonin së bashku.
Sakaq, familjarët e çiftit kanë hapur një GoFundMe me qëllim për të plotësuar shumën e nevojshme për të tërhequr trupat e pajetë të tyre në Shqipëri ku do të varrosen.






