Lulzimi ka reaguar edhe një herë në lidhje me ngërçin që po shfaqet në sistemin e drejtësisë dhe ka akuzuar Ramën se reformimi po bëhet nga Prokurorja Marku dhe KLD-ja.
Basha në një postim në Facebook, shkruan se po bëhet një shkelje e hapur e Kushtetutës dhe prandaj Rama përgjysmoi buxhetin e për Vettingun. Sipas tij, edhe nderkombetareve u ka rene besueshmeria si pasoje e heshtjes se tyre.
Ja si mendoni ai veten si njeri të pastër pa asnjë njollë që nuk ka asnje lidhje me krimet megjithëse është akuzuar për disa vepra penale dhe falë ish drejtësisë i’a ka hedhur deri tani. Nuk e kupton njeri përçartjen e këtij mashtruesi, që flet për peshq të mëdhenj, që sipas mendjes së tij janë qeveria dhe Edi Rama, kurse ai e konsideron veten si të harruar, megjithëse vazhdon të hetohet nga prokuroria, për disa vepra të reja penale. Por edhe ne ashtu mendojmë, drejtësia pa kriminel si ai dhe bashkëpuntorët e tij në burg është tallje.
Shumë shpejt njerëzit do shikojnë se sa i vlenë lëkura para drejtësisë së re këtij krimineli, që kërkon drejtësinë që ka vdekur, atë drejtësi që nuk bëri kurrë drejtësi.
Postimi i plotë
Ndryshimet e propozuara nga Edi Rama të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve sanksionojnë që emërimet e të sapodiplomuarve në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit të bëhen nga PPP- Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme dhe KLD-ja e vjetër. Ky propozim është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe kthim tek institucionet e vjetra që kishim para reformës në drejtësi.
Kjo shkelje e Kushtetutës bëhet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është shpërbërë dhe sistemi kushtetues në Shqipëri është i goditur rëndë. Qëllimi i këtij propozimi është kapja totale e drejtësisë nga Edi Rama përmes Arta Markut dhe KLD-së.
Prandaj Edi Rama i përgjysmoi para një viti buxhetin dhe burimet për vetingun, qëllimisht për të zvarritur vetingun dhe për të mos krijuar KLP-në, KLGJ-në dhe SPAK.
Partnerët ndërkombëtarë duhet të shqetësohen për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimin e Gjykatës së Lartë nga Edi Rama, çka ka hequr çdo lloj kontrolli dhe kufizimi të pushtetit të shumicës dhe ka vënë në rrezik të drejtat e njeriut në Shqipëri. Heshtja e tyre ndaj kësaj gjendje ka ulur besueshmërinë e tyre në sytë e publikut shqiptar, i cili pret përmbushjen e premtimit që ata i bënë shqiptarëve se peshqit e mëdhenj do ishin në burg dhe jo në krye të qeverisë. Drejtësia pa të korruptuar dhe kriminelë në burg është tallje dhe jo drejtësi./Ekskluzive.al