Djali i ish-guvernatorit të Shqipërisë Ardian Fullani është gjithmonë pjesë e mediave rozë për shkak të jetës luksoze që ai promovon në rrjetet sociale.
Erik Fullani u bë i njohur për publikun shqiptar pasi fshinte djersët me një 500 eurosh, dhe foton e kishte publikuar në rrjetet sociale.
Mirëpo ndonëse 24 vjeç Eriku vazhdon të bëjë një jetë superluksoze dhe ka filluar që të quhet sipërmarrës për shkak të bizneseve që po zhvillon.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ me Dojna Mama. Dyshja kanë dale në një ‘Live Video’ në Instagram, ku u është përgjigjur ‘live’ pyetjeve të bëra nga fansat.
Njëri prej tyre e pyet:
A ke naj € 500 për me na i dhonë?”
E ndërsa Dojna shprehet se vazhdojnë me të njëjtin muhabet, duke iu referuar kohës kur Fullani fshihte djersët me € 500.
Mirëpo Eriku thotë:
Po sikur t’ia gjej një?”
Ai papritur i mbulon sytë moderatores me ‘lejla’ dhe më pas me një tjetër 500 eurosh.