Të hënën, më 17 Nëntor, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai do të mirëpritet nga ministrja e Jashtme Elisa Spiropali në orën 15.30.
Pas takimit bilateral, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në ministrinë e Jashtme prej orës 16.30 deri në 17.00.
Vizita e Wadephul vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, si dhe bashkëpunimin politik e ekonomik mes dy vendeve.
Por momenti është i papërshtatshëm për Berishën dhe ushtarët e tij. Ai dhe ndjeksat do ngujohen para ndërtesës së qeverisë në protestë kundër “narkoshtetit që po gënjen europianët” ose siç thotë çdo ditë se Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht për anëtarsimin.






