• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, November 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pas 9 muajsh izolim, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkesë Gjykatës së Posaçme: Ende nuk më është vënë në dispozicion asnjë faqe nga dosja

November 15, 2025
in Aktualitet, Kronike

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme një kërkesë zyrtare, ku kërkon t’i garantohet e drejta kushtetuese për t’u njohur realisht dhe efektivisht me aktet e dosjes ndaj tij.

Prej më shumë se 9 muajsh në paraburgim, Veliaj nuk është lejuar të lexojë asnjë faqe të dosjes, pasi:

– USB-ja e dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në kushtet e sigurisë së burgut;
– gjykata nuk i ka vënë në dispozicion një kopje fizike të materialeve;
– aktet e depozituara në gjykatë nuk përputhen me ato të dorëzuara në USB nga prokuroria.

Sipas kërkesës së Veliajt, kjo përbën një cenim të rëndë të së drejtës për mbrojtje efektive dhe një shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Veliaj kërkon vetëm dy elementë bazë për të ushtruar mbrojtjen e tij:

1. një kopje fizike të dosjes, që ai të mund ta lexojë vetë;
2. kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen.

Në kërkesë theksohet se vazhdimi i procedurës pa garantuar këtë të drejtë elementare e bën të pavlefshëm çdo hap të mëtejshëm dhe e shndërron procesin në një formalitet që cenon drejtësinë.

Publikimi i kësaj kërkese bëhet në funksion të transparencës publike, për të treguar se një nga çështjet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare po zhvillohet pa respektuar standardet minimale të procesit të rregullt ligjor evropian.

Next Post

Vjosa Osmani sulmon BE-në: Kemi bërë reforma por Brukseli nuk na i njeh

Elez Biberajt, në datën e lindjes: Unë në “Zëri i Popullit” dhe “biri i diversantit” në “Zërin e Amerikës”

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved