• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

E dënuar me 4 muaj burg! Britania pritet të ekstradojë 25-vjeçaren shqiptare, nënë e tre fëmiijve për në burgun e Pogracedit

November 16, 2025
in Diaspora

Një 25-vjeçare shqiptare, nënë e tre fëmijëve, mes tyre një foshnje, është rasti i parë që një grua ekstradohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë për të vuajtur një dënim me burg.

Lirie Delishi, 25 vjeçe, do të dërgohet në burgun e grave në Pogradec për të vuajtur një dënim katërmujor, pasi u shpall fajtore për përdorim të një pasaporte të falsifikuar rumune në vitin 2019, teksa tentonte të udhëtonte nga Tirana drejt Romës.

Gjykatësi britanik John Zani miratoi ekstradimin e saj, duke theksuar se “rreziku që Britania të shihet si një strehë e sigurt për kriminelët” është më i madh sesa pretendimet e 25-vjeçares se ekstradimi do t’i cenonte të drejtën për jetën familjare, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjatë seancës në gjyq, Delishi, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e tretë, deklaroi se ndarja nga fëmijët do të ishte “e tmerrshme” dhe se partneri i saj, Edmond, do të vuante ndarjen nga foshnja i sapolindur.

“Ishte shumë e vështirë të mendoj se do jem larg tyre. Edmond ndoshta do duhet të mbyllë njërin nga bizneset për t’u kujdesur për fëmijët dhe ndoshta do të na duhet të shesim shtëpinë,” tha ajo në gjykatë.

Partneri i saj dëshmoi se zotëron dy biznese në Mbretërinë e Bashkuar, një kompani ndërtimi dhe një lavazh makinash dhe paralajmëroi se ekstradimi i Delishit mund të ndikojë edhe te punonjësit.

Gjykatësi Zani, megjithatë, hodhi poshtë apelimin, duke theksuar se “është e rëndësishme që Britania të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare për ekstradim” dhe se “vështirësitë familjare nuk mjaftojnë për të ndaluar urdhrin e ekstradimit”.

Delishi pritet të apelojë vendimin, por nëse humbet, do të vuajë dënimin së bashku me foshnjën në burgun e vetëm për gra në Shqipëri, Pojska, me kapacitet 110 persona.

Ajo ka përfunduar studimet për inxhinieri kompjuterike në vitin 2019 në Shqipëri, para se të zhvendosej në Britani për të jetuar me partnerin e saj.

Next Post

DW:PD-ja e Berishës si SNS-së e Vuçiç! Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros e vendeve ish-komuniste

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved