Norvegjia zyrtarisht do jetë pjesë e finaleve të Kupës së Botës 2026. Të udhëhequr nga Erling Haaland, ‘Vikingët’ fituan 1-4 me përmbysje kundër Italisë në “San Siro” (Grupi I). Pas gjashtë fitoreve radhazi, Italia e Gattusos u mposht në shtëpi dhe biletën për në Botërorin e verës së ardhshme që zhvillohet në Amerikën e Veriut do e kërkojë nga faza play-off, aty ku ndodhet në vazon e parë.
Në Milano, skuadra italiane kaloi e para në epërsi me golin e Francesco Espostio pas 11 minutave lojë, ndërsa pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit. Në fraksionin e dytë Norvegjia barazoi me Nusa, teksa më pas Haaland në minutat 78-të dhe 80-të shënoi dy gola. Larsen në shtesë “vulosi” tri pikët për Norvegjinë që këto kualifikuese ka shënuar 37 gola dhe ka pësuar vetëm pesë, për 24 pikë të plota.
Në ndeshjen tjetër, e cila nuk vlente për objektiva, Izraeli mposhti 4-1 Moldavinë.






