Një shqiptar humbi jetën dje në Itali, pasi pësoi një aksident të rëndë në punë, ndërsa sot është bërë i ditur identiteti i tij. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari quhet Rami Nazeraj, 40-vjeçar, ndërkohë që i plagosur mbeti një tjetër që raportohet të jetë vëllai i tij.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Reaglie” në Torino ku sipas informacioneve dy shqiptarët po krasisnin pemët në emër të një kompanie private. Si pasojë 40-vjecari humbi jetën dhe tjetri është dërguar me urgjencë në spital, per fat jo ne rrezik per jeten.
Mediat italiane shkruajnë se dy punëtorët e rrugës kanë qenë duke krasitur pemët kur platforma në të cilën ndodheshin është rrëzuar.