Kushdo që ka qenë dikur i apasionuar për të shkuar në Bizë, një fushë karstike në lartësinë 1200 metra, tani e ka më lehtë.
Rruga e re përmes luginës së Shëngjergjit të mundëson të jesh në Bizë brenda një ore, dhe pastaj mund të vazhdoh aventurën tënde drejt Balleit, dhe të përfundosh në Martanesh.
Rruga përshkruan një luginë të jashtëzakonshme në zonën e Shëngjergjit, pastaj pyjet e Bizës, fusha e magjishme e saj dhe rruga përmes një pylli të dendur deri në Ballei.
Në Ballei u pret një liqen fantastik në lartësinë 1300 metra dhe një Teqe e famshme e rindërtuar.
Nga Ballei mund të udhëtoni drejt Martaneshit për të dal në Thekën, Krastë dhe Qafë Buall./zathur.net/