Kryeministri Edi Rama vijon ti përgjigjet opozitës pas akuzave të tyre se Reforma në Drejtësi është ‘e kapur’.
Reforma në drejtësi është një proces i cili është në monitorim të plotë e rigoroz nga SHBA-BE.
Ministri i jashtëm gjerman Roth gjatë vizitës së tij në Tiranëe cilësoi Vettingun në Shqipëri një model që duhet marrë shembull dhe i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojë në procesin integrues të vendit, por mesa duket këto këshilla kanë rënë në vesh të shurdhët.
Kryeministri Rama i qëndron në koherencë edhe deklaratave të mëparshme kur shkruan se: “Pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim”
Më tej kreu i ekzekutivit shton se SHBA-BE, njësoj si edhe dy vite më parë, i kërkon opozitës ‘ti thërasë mendjes’. Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende.
Statusi i Kryeministrit:
Fiks dy vjet më parë kaloi pas njëmijë qametesh Reforma në Drejtësi. Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim.Ndërsa ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrasin mendjes🙈Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende.