Në vitin 2021, gjyqtari Erion Çela që sot me shkarkimin e numërit dy të qeverisë, mori në dorë formimin e qeverisë së prokurorëve, deklaronte se prej vitit 2012, Mediu nuk ka pasur imunitet për t’u hetuar dhe veprat penale për shpërdorim detyre të dyfishtë për të cilat hetohej ishin parashkruar. Por vendimi i tij u rrëzua nga Gjykata e Lartë që listoi disa argumente ligjore se pse vepra penale e shpërdorimit të detyrës, në rastin e Fatmir Mediut, edhe pse kishin kaluar 15 vite, nuk është parashkruar. Por broçkullat e këti sharlatani mbrojtë së krimit makabër në Gërdec i hodhi poshtë gjykata e Lartë.
Kujtojmë se ishte Gjykatat e Posaçme e Shkallës së Parë që rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për të rihapur çështjen, me argumentin se vepra penale ishte parashkruar. Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë, duke konfirmuar kërkesën e SPAK-ut. Gjykata e Lartë, më 12 dhjetor 2021, la në fuqi vendimin e Apelit, duke rrëzuar rekursin e Mediut, i cili kërkonte lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë. Gjykatat nuk mund të vendosin më në diskutim parashkrimin ose jo të veprës penale për të të cilën akuzohet Fatmir Mediu. Gjykata mund të shqyrtojë vetëm faktin penal nëse ekziston ose jo.
Ja si e rrëxzoi Gjykata e Lartë vendimin e gjyqtarit Erjon Çela!
Argumentet e Gjykatës së Lartë që rrëzoi parashkrimin e veprës penale të shpërdorimit të detyrës në rastin e Fatmir Mediut
1. Nuk jemi para një gjëje të gjykuar.
2. Nuk ka pasur gjykim të çështjes me themel.
3. Nuk ka një vendim fajësie apo pafajësie.
4. Pas revokimit të vendimit pushimit të vitit 2009, nuk ka një vendim të prokurorit për të çuar dosjen për gjykim.
5. Në rrethanat që Mediu është marrë i pandehur në vitin 2009 dhe nuk ka një vendim përfundimtar gjykimi me themel, nuk mund të vlerësohen afatet e parashkrimit në nenin 66 të Kodit Penal.
6. Afati i parashkrimit ka rënë që në momentin kur Mediu është marrë i pandehur në vitin 2009.
7. Nuk ka mosrespektim ose zbatim të gabuar të ligjit material ose procedural nga Gjykata e Apelit që ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për revokimin e vendimit të vitit 2009 të Gjykatës së Lartë që pushoi çështjen për Fatmir Mediun.
Sot Erjon Çela ka mprehur shpatën, shkarkon në shkelje të Kushtetuetës zv. kryeministren e vendit me neni 242 të Kodit të procedurës Penale i cili thotë krejtësisht të kundërtën, por fatkeqësisht ky gjyqtarë duhet të jetë analfabet funksional, një turp për drejtësin dhe duhet të merret i pandehur për grusht shteti kushtetues.




