• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

E gjithë PD në kor kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE! Flamur Noka: Zonja Kos, mos u bëj bozë

November 22, 2025
in Aktualitet, Debat

Deputetët e Partisë Demokratike kanë sulmuar komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, pas deklaratave të saj lidhur me raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet se ishin të lira dhe të ndershme.

Pas Bardhit dhe Bylykbashit, edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër ndaj komisioneres për Zgjerimin të BE-së, Marta Kos, duke e akuzuar se po “ambalazhon” një kryeministër të përfshirë në afera korruptive dhe narkoshtetërore me ngjyrat e BE-së, duke mos marrë parasysh raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet.

Reagimi i Nokës:

Zonja Kos mos u bëj Bozë!

Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga #Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor #Rama.

Kemi parë Romanën, që sa qe në #Shqipëri nuk e ndjeu kurrë erën e barit që mbollën Rama dhe Tahiri.

Tani na ra për hise të shikojmë zonjën që “fut në formacion” të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë, i sponsorizuar nga kartelet dhe krimi i organizuar.

Komisionerja për Zgjerimin nuk e paska lexuar raportin e #OSBE-#ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipërinë e kontrolluar nga Edi Rama.

Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!

Zonja Kos, e pyetët kryeministrin ç’u bë me fondet europiane #IPARD? Po pse, hajduti i IPARD-it do i kullandrisë paratë e taksapaguesëve europianë?! Ai që i bëri “rrush e kumbulla” për ministrat e tij?!

Marta Kos, ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë #Shqipëria.

Keni dalë nga binarët e BE-së. Mos u bëni Bozë!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka sulmuar komisioneren e BE për Zgjerimin Marta Kos e cila deklaroi se “zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”.

Bylykbashi e ka cilësuar deklaratën e Kos si të pavërtetë dhe që sipas tij përbën një shtrembërim të papranueshëm të Raportit Përfundimtar të ODIHR.

Ai shton se çdo deklaratë që përpiqet ta zbukurojë apo ta hollojë këtë të vërtetë, duhet çuar menjëherë në vend

Belind Këlliçi, deklaratën e komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos, për zgjedhjet e 11 majit, i ka cilësuar qokë politike pasi në deklaratën e saj, komisionerja tha se këto zgjedhje ishin të lira dhe të ndershme.

“Deklarata të tilla të zyrtarëve ndërkombëtare, pa analizën dhe kontekstin e duhur nuk e ndihmojnë popullin shqiptar, përkundrazi kanë një kosto të jashtëzakonshme për vende të vogla si Shqipëria.

Këto deklarata skandaloze krijojnë konfuzion mbi vlerat të cilat Europa mbështet në Shqipëri dhe diskordancë ndërmjet këtyre vlerave, me qëndrimet e euroburokratëve pro atij, që mediat prestigjioze ndërkombëtare dhe europiane tashmë e quajnë “kreu i narkoshtetit”, shkruan Këlliçi në Facebook.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, sulmoi ashpër komisioneren e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, duke përdorur tonin dhe gjuhën e Sali Berishës.

Bardhi e akuzoi Kos se u bë zëdhënëse e “qeverisë së korruptuar”. Ai komentoi dhe deklaratën e saj për raportin e OSBE-së për 11 majin.

“E sfidoj komisonerem e zgjerimit dhe çdo zyrtar të BE, që të gjejë një kryeministër, që para se të zbardhet gara rretj 200 mln, shkon kryeministri dhe zv.kryeministri, për të takuar kompaninë dhe më pas hapin garën dhe ia japin kompanisë së paracaktuar, nëse komisionerja Kos gjen një rast të tillë, e pranojmë. Por dua të siguroj shqiptarët se Europa s’ka raste të tilla.

Next Post

Tentoi të hakmerrej për vrasjen e vëllait: Gjykata gjermane dënon me burg të përjetshëm vëllain e boksierit të vrarë Besar Nimani

Tenderi i 'Llogarasë' dhe "Unazës së Madhe": Pas pezullimit, Balluku dhe dy vartësit e saj sot para GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë

Plani i paqes për Ukrainën: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron për nxitimin amerikan

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved