Nga Anri Bala
Ka nje lajthitje tek PD sidomos nga ekspertet kur kerkojne pezullimin e ministres Balluku nga detyra, ndoshta duke harruar se si parti liderin e saj e kane nen akuze dhe gjykim per Dosjen Partizani dhe nen hetim per Dosjen e 21 Janarit.
Ndoshta PD se ka marre shume seriozisht rrotacionin politik por hipotetikisht ta mendojm te mundshem, nese mbahen zgjedhje te parakohshme dhe PD fiton shumicen parlamentare, e cila voton Kryeminister Sali Berishen dhe yjet e tjere te partise Min. i Brendshem Flamur Noken, Min. Shendetesise Albana Vokshi, Min. i Transportit dhe Energjise Belind Kelliçi, Min i Mbrojtjes Fatmir Mediu, Min i Bujeqesise Xhelal Mziu, Min i Drejtesise Arjan Ndoja dhe Zv. Kryeminister Ilir Meten… a do binte qeveria sipas dyshimeve te ngritura nga SPAK me pezullime nga detyra te subjekteve te ligjit antikorrupsion pasi personat e mesiperm jane nen hetim, procedim apo akuze dhe gjykim?
Per sa kohe SPAK mund te pezulloj Berishen, se eshte nen hetim per dosjen e 21 Janarit, kur te duan e si te duan keta te fundit permes dyshimit se kane konsumuar vepra penale, keta qe kerkojne largimin e Ballukut, pse nuk kerkojne largimin e Berishes, Nokes, Vokshit, Mediut, Mziut, Ndojes dhe Kelliçit fillimisht, qe neser te legjitimojne ekzekutivin e tyre?! Apo ç’me duhet mua çfare bej unë! Kur SPAK pezullon kundershtarin eshte shume mire por kur te pezulloj keta neser do te kthehet ne “organizate kriminale”?!
PD po kerkon fiks ate qe beri me Veliaj, kur bashkoi votat me urdhrin e Rames sikur te ishin keshilltare socialist, per te shkarkuar Veliaj. Kujtojme ketu se kryeministri nuk i kishte numrat te shkarkonte kryetarin e Bashkise Tirane, dhe PD bashke me PS nuk ndoqen proceduren qofte te degjimit dhe me pas shkarkimit… qe te dilnin me mbrapa ne beteja “titanike” me pretendimin se Rama ishte ai qe shkeli Kushtetuten dhe kete ata nuk ja falin dhe protestuan publikisht per proceduren e ndjekur nga vete ata, qe Veliaj te kthehej ne zyre.
Ne fakt me pezullimin nga detyra te Ballukut, SPAK “asgjesoj” dhe opoziten, e cila gezon reputacionin per shkelje me te renda se zonja. Pra keta ne vend qe te kerkojne rrotacionin po kerkojne dhe ngulin kembe fort, se dhe ne te ardhmen do te marrin “rroten”. /Ekskluzive.al






