• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, SPAK i kërkon Kuvendit dokumentet e komisionit hetimor të Berishës

November 23, 2025
in Dosja X

Menjëherë pas ngjarjeve tragjike në bulevardin qendror të Tiranës më 21 Janar, shumica në pushtet e kohës, e drejtuar nga Sali Berisha, duke justifikuar vrasjet në bulevard, foli për një përpjekje për grusht shteti, dhe ngriti një komision të posaçëm hetimor.

Më shumë se sa aktet që prodhoi ky komision, puna e të cilit mbeti e papërfunduar, për hetimet që po kryen SPAK-u, interes duket të kenë informacionet që komisioni mblodhi nga institucionet e tjera të sigurisë në vend, përfshirë shërbimet sekrete, e që mund të përfaqësojnë dokumente të klasifikuar.

Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme i është drejtuar parlamentit me një kërkesë zyrtare, për të marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit nisën nga SPAK korrikun e vitit të kaluar, pas regjistrimit për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.

Ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha, e më pas ish Kryeministri Sali Berisha janë dy figurat kryesore, edhe në atë ngjarje, që janë thirrur deri më tani për t’u marrë në pyetje.

Berisha u paraqit në SPAK tre ditë më parë, pasi dy herë me radhë u përpoq t’i shmangej fletëthirrjes. Ai sërish mbrojti plumbat e Gardës që vranë qytetarët e pafajshëm, kur deklaroi se kush proteston dhunshëm edhe mund të vritesh.

Po ashtu ai vijoi të konsideronte normale moszbatimin e urdhër arresteve të Prokurorisë së kohës ndaj oficerëve të Gardës, me arsyetimin se nuk mund të prekej zinxhiri i saj komandues.

Next Post

Berisha godet Salianjin: Legjitimon "Babalen" si manipulim me zërin e Alizotit dhe një alibi e re për 21 Janarin

A ka gjetur një mjet të ri për t'i shpëtuar dënimit? Sali Berisha nën "kthetrat" e drejtësisë në Shqipëri, por zgjidhet si një nga 20-të zv.presidentët e OJQ-së më të madhe në botë "CDI" (Emrat)

VIDEO/ Barcelona inauguron "Camp Nou-n" e ri, mposht 4-0 Ath. Bilbaon

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved