• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Berisha godet Salianjin: Legjitimon “Babalen” si manipulim me zërin e Alizotit dhe një alibi e re për 21 Janarin

November 23, 2025
in Debat

“Një Alizot pas 13 vitesh“. Duke tentuar të krijojë një alibi të re për audion e urdhrave për vrasjet e 21 Janarit, kreu i PD Sali Berisha ka miratuar dhe legjetimuar dënimin e ish deputetit të PD, Ervin Salianji, për çështjen ‘Babale’.

I zënë ngushtë nga pyetja e gazetarëve për audion e 21 Janarit, ku dëgjohen urdhëra për të qëlluar mbi protestues, Berisha tha para SPAK-ut se zërat në këtë audio janë të manipuluar, ndërsa e krahasoi këtë audio në duart e SPAK-ut me audipërgjimin e Fredi Alizotit (që imitoi zërin e Geron Xhafajt), një montazh që PD-ja e ktheu në kauzë sikur ishte zëri i vëllait të Fatmir Xhafajt, manipulim për të cilin Salianji bëri 9 muaj burg.

Është hera e parë që Sali Berisha pranon manipulimin e audio-përgjimit të publikuar nga Salianji në Partinë Demokratike në maj të vitit 2018, ku aludohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafajt bisedonte me një shtetas të quajtur Albert Veliu (Babale) në lidhje me trafikun e drogës.

Jam i dënuari i parë politik në këto 34 vite pluralizëm. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni dhe propaganda dikur“, tha Salianji pas dënimit, por ndryshe duket se mendon Sali Berisha tashmë që një audio autentike mund të rëndojë pozitat e tij në dosjen e 21 Janarit.

Dënimi i Salianjit

Dënimi ndaj Salianjit lidhet me një audio-përgjim të publikuar prej tij në Partinë Demokratike në maj të vitit 2018, ku aludohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafajt bisedonte me një shtetas të quajtur Albert Veliu në lidhje me trafikun e drogës.

Pas publikimit të audio-përgjimit, Geron Xhafaj kreu kallëzim për akuzuesit e tij, duke pretenduar se audio-përgjimi ishte i sajuar. Pasi kreu kallëzimin, Geron Xhafaj iu dorëzua autoriteteve italiane të drejtësisë për të vuajtur një dënim më të hershëm për trafik droge.

Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, ndësa i akuzuari si bashkëpunëtor po për “kallëzim të rremë”, gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj heqje lire, por që u pezullua ekzekutimi i kësaj mase dhe dënimi u konvertua me 100 orë pune në interes të publikut.

Për të pandehurin Albert Veliu u vendos dënimi me 10 muaj burg për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe 2 vjet e 10 muaj burgim “Kallëzim i rremë” në bashkëpunim, që në bashkim të tyre u vendos dënimi final me 3 vjet e 5 muaj burgim. Fredi Alizoti u dënua me dy vjet burgim për “Kallëzim të rremë”. Vendimi në shkallën e parë u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni.

Përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike e dënoi vendimin për dënimin e Salianjit.

“Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të vërbër politike…,” deklaroi PD, duke paralajmëruar mosbindje civile.

Sipas nenit 71 të Kushtetutës, dënimi me vendim gjyqësor të formës së prerë është shkak për mbarimin e mandatit të deputetit ose pavlefshmërinë e tij. Salianji u lirua me shërbim prove pas 9 muajve burg./Prapaskena

Next Post

A ka gjetur një mjet të ri për t'i shpëtuar dënimit? Sali Berisha nën "kthetrat" e drejtësisë në Shqipëri, por zgjidhet si një nga 20-të zv.presidentët e OJQ-së më të madhe në botë "CDI" (Emrat)

VIDEO/ Barcelona inauguron "Camp Nou-n" e ri, mposht 4-0 Ath. Bilbaon

GJKKO pezulloi nga detyra Ballukun, Petro Koçi i irrituar: Çdo i korruptuar në PS është tradhtar ndaj socialistëve, vendit dhe që i shërben opozitës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved