Ergys Mërtiri shfaqet herë pas here në TV si pedagog, sociolog apo edhe si mbështetës i PD.
Sot, ai duket se është i ngazëllyer me atë që po ndodh në Greqi duke bërë edhe një deklaratë mjaft shokuese.
Teksa deri më tani numërohen 80 viktima dhe qindra të plagosur mes tyre edhe shumë fëmijë, Mërtiri bën thirrje që shqiptarët të mos solidarizohen.
Ai e quan të pakuptimtë sensibilizimin e shqiptarëve, ku thotë se grekët janë fqinj të këqinj dhe mallkim për ne.
“Por edhe te thuash se solidarizohemi me greket sepse ata jane fqinjet tane, eshte pa kuptim. Po te jete per fqinjesi ata kane qene fqinje te keqinj per ne.
Na kane marre territor, na kane vrare, persekutuar, perzene nga shtepite dhe ende nuk i pranojne krimet e tyre.
Natyrisht une arrij te dalloj grekun e thjeshte nga politikat shoviniste te vendit te tij dhe nuk fajsoj cdo grek tek e tek per to,”shkruan Mërtiri.
Postimi i plotë
“Ndjej keqardhje per cdo jete te humbur ne Greqi. Vdekja eshte e tmerrshme dhe te trishton kudo ku e sheh.
Solidariteti njerezor duhet te qendroje permbi dallimet tona etnike, racore apo ideologjike.
Por edhe te thuash se solidarizohemi me greket sepse ata jane fqinjet tane, eshte pa kuptim.
Po te jete per fqinjesi ata kane qene fqinje te keqinj per ne. Na kane marre territor, na kane vrare, persekutuar, perzene nga shtepite dhe ende nuk i pranojne krimet e tyre.
Po te jete per fqinjesi, kjo ka qene nje fqinjesi hasmerie per ne.
Natyrisht une arrij te dalloj grekun e thjeshte nga politikat shoviniste te vendit te tij dhe nuk fajsoj cdo grek tek e tek per to.
Prandaj dhe them se solidariteti dhe empatia qe i adresohet njeriut si qenie njerezore nuk duhet te ngaterrohet me nocione kolektive njesish etniko-politike si fqinjesia. Po te jete per fqinjesi greket kane qene nje mallkim historik per ne.“