Prej disa ditësh, një deklaratë e gazetarit të portalit Timoni.al, që njihet për afërsinë e tij me djalin e Berishës, i cili pretendon se një deputet i PD dhe shumë i afërt me Sali Berishën, ka biseduar me Evis Berberin për pagesa në protestën e gjatë para bashkisë Tiranë, ka shkaktur zhurmë dhe konfuzion mes demokratëve.
Emrat të cilët janë lakuar më së shumti kanë qenë Belind Këlliçi dhe Flamur Noka.
Por këtë të diel vetë gazetari Almer Toska ka bërë një sqarim publik, duke konfirmuar se bëhet fjalë vetëm për Belind Këlliçin.
“Nga materiali që ndodhet në dosje dje sipas bisedave që bëhen aty, rezulton qartë se nuk është Flamur Noka ai që komunikon në grupin e WhatsApp-it. Në atë grup, sipas identifikimeve që shfaqen nga një numër belg komunikimi i atribuohet Evis Berberit dhe Belind Këlliçit.” – shkruan ai, mes të tjerash.






