• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, November 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Është puç, neni 103 i Kushtetutës e vërteton”! Ylli Manjani: Ndalohet pezullimi i anëtarit të qeverisë, njëjtë si për deputetin

November 23, 2025
in Aktualitet, Debat

Nga Ylli Manjani

Ja edhe një informacion ligjor më shumë, që mbase u ndihmon sadopak të kuptohet se përse ndalimi i pezullimit nga detyra për deputetin (personin e zgjedhur pra), nuk zbatohet dot as për anëtarin e qeverisë.

Ky është neni 103 i Kushtetutës.

Pra e thënë thjeshtë, nëse ndaj deputetit nuk merret dot (as me leje nga Kuvendi) masa e pezullimit nga detyra, për shkak të barazisë në imunitet, kjo masë nuk merret dot as ndaj anëtarit të qeverisë.

Të gjithë ata që i ka bindur vendimi i SPAK dhe GJKKO, bazohen në arsyetimin se Belinda Balluku nuk është pezulluar si deputete, por si anëtare qeverie. Kjo sepse ata pranojnë tashmë se deputeti nuk pezullohet.

Por s’duan ta lexojnë, aq më pak të kuptojnë, nenin 103 të Kushtetutës. Nuk po them të lexoni debatet Kushtetuese kur u hartua ky nen Kushtetues, se dhia ka bërë punën e vet tashmë duke ua ngrënë ato libra.

Por thjesht duhen lexuar në harmoni neni 242.2 i Kodit të Proçedurës penale me nenin 103 të Kushtetutës dhe del qartë se ajo që ndalohet për deputetin ndalohet edhe për anëtarin e qeverisë. Përtej faktit se Kodi i Procedurës flet në tekst për “person të zgjedhur” dhe jo funksion të zgjedhur, siç edhe ngatërrohet shumica.

Imuniteti është shpikur për të mbrojtur pushtetet që dalin nga vota prej ndërhyrjeve puçiste të autoriteteve apo pushteteve të emëruara. Po nejse, se edhe kjo mbase është shkencë.

Lexoni ligjet e shtetit. Lexojini në harmoni llogjike me njëri-tjetrin dhe jo me hapësira reklamash në mes. Kaq.

Llogjika interpretuese (mbi-ligjore) e ndjekur nga GJKKO dhe SPAK çon në ndërhyrje brenda pushtetit ekzekutiv. Si e tillë është jo vetëm kundër kushtetutës, por edhe preçedent shumë i rrezikshëm.

Askush nuk do ta ndalonte dot më drejtuesin e SPAK të përzinte Kryeministrin dhe gjithë qeverinë dhe t’a linte qeverisjen në dorë të Agjensisë së Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara. Pse jo?!

Këtu nuk ka rëndësi na pëlqejnë apo jo emrat që qeverisin. Kur nuk na pëlqejnë nuk duhen votuar. Kjo është zgjidhja.

***

Gjithashtu e përsëris:

masa e pezullimit ndaj një personi të zgjedhur dhe në nivel anëtari qeverie është zbatuar për herë të parë javën që shkoi. Ndaj askush nuk mund të vijojë të gënjejë veten e dynjanë, se për këtë nen paska praktikë gjyqsore.

Përpiquni të kuptoni se kemi të bëjmë me një tufë zyrtarësh (prokurorë e gjykatës) të karikuar më shumë se çduhet, të cilët mendojnë se janë elita e jurisprudencës në këtë vend dhe, se ata i kanë dhënë vetes të drejtën të krijojnë jurisprudencë për të kënaqur turmat dhe talebanizmat, që nuk përtojnë të gjuajnë me gurë e baltë, pa pritur gjykimin e ligjit.

Turmave nuk u intereson shkelja e ligjit, as puçi kushtetues, aq më pak gjykimi i rregullt me prova. Turmave u duhet mishi që ta pështyjnë, ta gjuajnë me gurë e baltë.

Kjo nuk quhet drejtësi, por ndëshkim taleban.

Rrefuzoj të jem anëtar i kësaj turme, ndaj dhe nuk pjatohem kurrësesi me puçe kushtetuese, pavarësisht mendimit të palëkundur që kam se kjo qeveri që rri kaq gjatë në pushtet, nuk ka shans të qeverisë mirë. Ajo duhet të ishte në opozitë, pavarësisht se po e njëjta turmë e votoi (me shumë gjasë prap do ta bëjë) për ta mbajtur aty.

Ja kështu bëhet puçet/grushtet kushtetuese.

Është puç, jo puç-puç…

Next Post

“Berisha e ka ndjerë frikë për ’21 Janarin’, por ka marrë garanci”?! Çupi: Po luhet një lojë e rëndë në SPAK

"Nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie"! Reagon Këlliçi: Janë shpifje të qëllimshme, do t'i ndjek në rrugë ligjore

A mund të kthehet çështja “Balluku” në një krizë politike?

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved