Nga Ylli Pata
Vendosja nën hetim e zv.kryeministres Belinda Balluku nga SPAK, pati siç pritej një furtunë të madhe publike, duke përdorur pjesë nga dosja hetimore.
Një taktikë tashmë që përdoret rregullisht, ku një zyrtari tentohet t’i bëhet gjyqi popullor, për të sjellë më pas reagimet e nxituara dhe të panikosura ng apala tjetër.
Në mesin e kësaj furtune, pati një reagim nga kryeministri Edi Rama, ndaj nisjes së hetimeve ndaj numrit dy të tij. Në një intervistë për Sokol Ballën, Rama deklaroi se “Shiu ka punën e vet, ne kemi punën tonë”.
Një sinjal i qartë se tashmë mazhoranca nuk do të sillej si më parë, ku do të vendoste në dispozicion të drejtësisë njerëzit e saj të akuzuar.
Ky komportim politik i mazhorancës ka sjellë një përgjigje jo proprcionale nga ana e prokurorëve të SPAK-ut, të cilët të gjitha hetimet ndaj politikanëve të shumicës, i kanë nisur prej kallëzimeve të ardhur nga opozita.
Të hetuarit nga prokuroria speciale nga ana e mazhorancës, edhe pse kanë qenë personazhet të rëndësishme politike, kanë pasur një trajtim procedurial thuajse homolog me një personazh me precedent penal, që kapet para një krimi të dukshëm dhe të rëndë.
Janë arrestuar në burg, janë mbajtur të izoluar, i kanë përbaltur në publik duke shpërndarë pjesë nga dosjet për t’i denigruar, ndërkohë nuk i kanë dhënë mundësinë për tu përballur me akuzat në mënyrë proporcionale. Të gjitha rastet janë ekstreme, por ai i Erion Veliajt dhe Ilir Beqajt janë më flagrantët. Ndërkohë, asnjë prej dosjeve të mëdha nuk kanë marrë një vendim gjykate, i cili është ai që përcakton çfarë ka ndodhur me ngjarjen për të cilën është hetuar. Pra nëse kemi të bëjmë me shkelje, shpërdorim, korrupsion apo abuzim.
U pa e qartë, se qëndrimi i mazhorancës, përkatësisht kryeministrit në lidhje me hetimet ndaj zyrtaëëve të lartë, nu do të ishte si më parë. Pasi ka kaluar një kohë e gjatë dhe tashmë edhe SPAK nuk është më ai institucioni i ri që kërkon të shtrojë rrugën me punët e tyre me peshat e rënda apo siç quhen “peshqit e mëdhenj”.
Me fjalë të thjeshte, qëndrimi i mazhorancës ishte: vijoni hetimet, asnjë pengesë nuk ju sjellim, ju hetoni ne po punojmë. Në momentin që çështja merr zgjidhjen në gjykatë, atëherë çështja zgjidhet.
Por SPAK, duket nuk e pranoi këtë qëndrim dhe i shpalli luftë të hapur mazhorancës, duke rritur stekën, e kërkuar pezullimin e zv.kryeministres. Kërkesë që u miratua nga GJKKO.
Qeveria, ju përgjigj kësaj beteja me një tjetër, por vetëm institucionale dhe ligjore. i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese një interetim, pasi sipas mazhorancës, kemi të bëjmë me një marrje kompetencash nga GJKKO.
Përkatësisht përveç një loje nervash, tani kemi edhe një betejë ligjore. Betejë, e cila ka për të marrë një vëmendje të madhe, siç e pati seanca e Gjykatës Kushtetuese për rastin Erion Veliaj.
Ku jo vetëm vendimi pati pjesën e saj të vëmendje, por më shumë ishin argumentet e palëve që krijuan një perceptim edhe më të madh. Duke e kthyer Kushtetuesen në një fuqi reale siç ja jep ligji themeltar i shtetit. Ndërkohë, debati real mes palëve mori peshën e duhur, duke dhënë një dimension tjetër që nuk shihet në atë debat që zhvillohet përnatë në panele.
Ku dominon logjika tashmë e ditur dhe ndoshta me arsye e kompensimit të luftës me qeverinë, të cilët e kanë humbur në përballjen elektorale.
Por në këtë rast, ka një ngërç pasi opozita që ndodhet përballë qeverisë nuk i ka mundësitë dhe kartat morale për të bëjë një betejë morale, për ta kthyer atë në politike.
Pasi rezultatet që po jep SPAK, edhe pse e kanë goditur egërsisht mazhorancën dhe qeverinë, kanë ardhur vetëm nga rezultati politik i ngjizjes, lindjes dhe rritjes së drejtësisë së re nga mazhoranca.
E cila në realitet, 4 mandatet, në shumicën e peshës së mbështetjes e ka pikërisht nga reforma në drejtësi, pra që të ketë prokurorë në Shqipëri që të hetojnë të mëdhenjtë në pushtet.
Edhe kështu kanë nisur paralajmëruesit e apokalipseve të vjeshtës, të cilët çdo vit bëjnë parashikimet e tyre për armagedonë, së bashku me teoritë e lidhura dhe deduksionet përkatëse. Një ushqimi ndoshta edhe logjik në mungesë të një debate të shëndetshëm dhe real politik në vend,
Ndërkaq, ka edhe një zgjim të ish-ëve të mazhorancës, apo klaneve të saj, që po gjejnë momentin e tyre për të treguar se janë aty. Ka nga të gjitha llojet, ish-të akuzuar nga SPAK, të shkarkuar nga Rama, apo të frustruar nga braktisja. Të cilët po përfitojnë që të zënë një vend në hapësirën që mund të krijohet nga një ribërje apo rihapje e lojës së emërimeve nga Edi Rama.
Por pyetja është a mund të kthehet ky ngërç në një krizë politike? Fakt është se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të prodhojë padyshim një reaksion të rëndësishëm nga palët e përfshirë në betejë. Reaksion që nuk vjen si pasojë e shpërthimit të një krize, por të një beteje normale ligjore siç ndodh në çdo vend Perëndimor. Në SHBA, Presidenti sfidohet çdo ditë me nga një vendim të gjykatave për dekretet e tij, vendime të cilët përveç se rrëzojnë dekretet fuqizojnë edhe kontrollin e pushteteve. Ku fuqia është vetëm për propagandën, pasi në realitet rëndësi kanë aktet.
Kushtetuesja, ka gjasë që të fusë më shumë në shina një ngërç se të prodhojë krizë. Aq më pak, ajo që nuk është arritur me zgjedhje të përvidhet me mënyra të tjera.
Sidomos me hapjen e të gjitha kapitujve të BE, Shqipëria nuk ka gjasa që të jetë më një vend që i zgjidh krizat nga dritarja, apo deriçkat e fshehta, kudo të jenë ata…
TemA






