• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, November 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Çfarë duan SHBA-të? 5 çështjet kryesore për marrëveshjen për Ukrainën: Nga kufijtë te siguria

November 24, 2025
in Bota

Pesë pika janë, për momentin, në qendër të negociatave të nisura dje në Gjenevë. Ukraina i konsideron ato të pazëvendësueshme, ndërsa për gjithçka tjetër, rrëfen një burim europian, “nga Kievi vijnë sinjale fleksibiliteti”. Qasja e ukrainasve mbështetet plotësisht nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Polonisë, Finlandës dhe Italisë, si edhe nga Komisioni Europian.

Së pari, delegacioni ukrainas i udhëhequr nga Andriy Yermak u ka shpjeguar bashkëbiseduesve amerikanë se do të refuzohet çdo lloj njohjeje juridike të territoreve të pushtuara me forcë nga ushtria ruse. Siç ka përsëritur disa herë, Volodymyr Zelensky është i gatshëm të negociojë “duke nisur nga linja aktuale e frontit”.

Në praktikë kjo do të thotë se askush në Kiev, as në kryeqytetet evropiane dhe, aq më pak, në Uashington, nuk mendon se një ditë Ukraina do të rifitojë kontrollin e katër rajoneve pothuajse tërësisht të pushtuara (Donetsk, Lugansk, Kherson, Zaporizhzhia). Në draftin e planit të paraqitur nga amerikanët, përkundrazi, përcaktohet që ato territore të konsiderohen ruse “de facto”.

Nuk është pra njohja juridike formale “de iure” e kërkuar nga Vladimir Putin, por megjithatë kristalizon realitetin e ri në terren: në ato toka të rrëmbyera ukrainasve do të komandojnë rusët. Ky është problemi i parë për t’u zgjidhur: ndoshta më i vështiri dhe më urgjenti, bashkë me kthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga pushtuesit dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Forca e reagimit të shpejtë

Hapi tjetër kyç lidhet me garancitë e sigurisë. Blloku ukrainas dhe ai europian kanë pranuar dje se Shtetet e Bashkuara kanë bërë një hap të rëndësishëm përpara, duke u angazhuar të aktivizojnë një mekanizëm të ngjashëm me nenin 5 të NATO-s, pra të ndërhyjnë ushtarakisht për të mbrojtur Ukrainën nëse sulmohet sërish nga rusët. Tani, megjithatë, i kërkohet amerikanëve një formulim më i fortë, duke eliminuar hapësirat e interpretimit të lëna në “planin Trump’, ku thuhet se i takon presidentit të Shteteve të Bashkuara të vlerësojë rrezikun dhe të vendosë masat.

Europianët, sidomos Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, ushtrojnë presion për të krijuar një forcë të reagimit të shpejtë, gati për të ndërhyrë në rast të një agresioni të ri rus. Për më tepër, thonë ukrainasit, do të nevojitet monitorim konstant i lëvizjeve të ushtrisë së Putinit, për të parandaluar surpriza të reja. Diplomatët po punojnë për të ngritur një mekanizëm mbrojtjeje për Ukrainën “të ngjashëm me NATO-n”.

Nëse gjendet zgjidhja, Kievi mund të heqë dorë, në praktikë, nga hyrja në Aleancën Atlantike. Edhe për pikën e tretë mund të arrihet kompromis. Putin kërkonte çarmatosjen e Ukrainës. Drafti amerikan propozon reduktimin e ushtrisë nga 800 mijë në 600 mijë ushtarë. Nëse garancitë e sigurisë së jashtme janë të forta dhe të detyrueshme, qeveria Zelensky është e gatshme të shqyrtojë edhe një ulje të ushtrisë kombëtare. Po kështu, mund të mos jetë më e nevojshme të vendosen forca të huaja për mbrojtjen e territorit ukrainas: ato mund të mbeten jashtë kufijve, për sa kohë janë gati të veprojnë në rast nevoje.

Pika e katërt: hyrja në BE

Pika e katërt ka të bëjë me hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Europian. Për momentin duket si më e arritshmja. Propozimi i Trump e parashikon shprehimisht dhe, sipas të gjitha gjasave, rusët nuk po paraqesin kundërshtime.

Pika e pestë: centrali bërthamor

Së fundi, pika e pestë: centrali i Zaporizhzhia-s. Për ukrainasit, ideja e ndarjes së energjisë së prodhuar nga impianti bërthamor me rusët nuk ka kurrfarë kuptimi. Dje, megjithatë, të dy ekipet nuk kanë hyrë në detaje të kësaj pike. Nëse zhbllokohet paketa fillestare, do të mund të diskutohet për gjithçka tjetër.

Nuk do të jetë e thjeshtë, për shembull, të gjendet një marrëveshje për përdorimin e gjuhës ruse. Ndërsa mund të jetë më e lehtë arritja e një kompromisi për financat. Zelensky synon të mbledhë sa më shumë fonde për rindërtim, dhe duket më pranë një marrëveshje për të financuar investimet me rezervat monetare ruse të ngrira në Europë./Corriere della sera

Next Post

Juristja nga auditorët amerikane denigron "spakistat" dhe noterët e GJKKO-ve: Kushtetuta s'e fsheh elefantin në vrimën e miut!

Gazeta zvicerane: A është Granit Xhaka futbollisti më me ndikim në botë?

Teksti i plotë i kundërpropozimit evropian ndaj planit të paqes së SHBA-ve për Ukrainën, duke mos e kuptuar se kushtet i vendosin fituesit!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved