Mediat pranë presidentit po tregojnë ditët e fundit se konfirmimi i Zaganjorit në detyrë është një triumf i Metës në sistemin e drejtësisë. Edhe pse të gjithë shqiptarët presin e shpresojnë që ky veting të pastrojë nga themelet të korruptuarit, procesi ka filluar të njolloset.
Ndërsa për shpëtimtarin Dvorani nuk flasin, sepse e dinë se ishte ky gjyqtar që Ilir Meta i ka borxhë jetën në politik, i cili hodhi poshtë ekspertë e FBI-së, duke i bere riekspertim videos së bllokut të kuq me njerëz që as nuk e kishin haberin në këtë fushë. Pra tashmë në opinion vetingu është njollosur.
Edhe vendimi për Bashkim Dedjen ishte i dyshimtë dhe kjo u konfirmua nga ONM, të cilët e ankimuan në Apel. Mbetet të shihet nëse do ndodhë e njëjta gjë. Nëse ONM nuk ankimon, do tregohet qartë se sa dorë të fortë kanë pushtetarët në sistemin e drejtësisë.
Nëse ONM sërish i drejtohet Kolegjit të Apelimit, atëherë vihet në dyshim puna e KPK. Deri më tani është treguar qartë se sa ndikim politika ka pasur në emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Të gjithë të ngelurit në veting janë emëruar nga Berisha e Nishani dhe dolën me shumë probleme.
Por po jepen sinjale se sërish pushtetarët po tentojnë të kapin sistemin dhe tani objekt i presioneve dhe ndikimeve është bërë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ndërkombëtarët prej kohësh e kanë ditur këtë gjë dhe në ligj u vendos që ata të jenë në përgjim dhe monitorim, por për shkak të ngërçit që ka krijuar reforma, ky proces nuk po realizohet. /sot