• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, November 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ja si Belinda Balluku financoi njerëzit e PD për të hedhur “molotov” në Bashkinë e Tiranës…

November 25, 2025
in Aktualitet, Debat

Përgjimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë vënë në dritë një realitet të frikshëm për politikën shqiptare, duke shkatërruar përfundimisht narrativën e armiqësisë mes opozitës së Sali Berishës dhe Belinda Ballukut. Ngjarjet e fundit dhe hetimet e drejtësisë po tregojnë se Balluku dhe opozita kanë vepruar në mënyrë të sinkronizuar për të realizuar interesa financiare, klienteliste dhe politike që i bashkojnë, duke krijuar një sistem të dyfishtë të pushtetit. Një nga skandalet është organizimi i protestave të dhunshme përpara Bashkisë së Tiranës, të udhëhequra disa muaj më parë nga Belind Këlliçi dhe Flamur Noka, por që ka dyshime të forta se janë financuar drejtpërdrejtë nga Balluku. Këto protesta u shoqëruan me përdorimin e bombave molotov dhe dhunë të vazhdueshme ndaj institucionit që udhëhiqet nga Erion Veliaj, një nga rivalët më të fortë të Ballukut brenda Partisë Socialiste, tashmë i arrestuar nga SPAK.

Prapaskenat

Erion Veliaj akuzoi hapur disa javë më parë nga burgu se protestat para bashkisë janë koordinuar me qëllim, në të njëjtën kohë me hetimin që nisi ndaj tij SPAK. “A u hetua ndonjëherë dhuna 1-vjeçare, me molotovë e zjarr, përpara Bashkisë së Tiranës, e kryer nga individë të maskuar që, sipas raportimeve, transportoheshin nga rrethe të tjera? Kush e koordinoi dhunën që të përkonte me vetting-un tim të paligjshëm? Kush e financoi për 45 javë?”, pyeti Veliaj. “Kush është Nesti Angoni dhe për sa politikanë me letra anonime është bërë ky veting 20-vjeçar, si në rastin tim? A po përdoret ky hetim dhe persekutim mbi mua si një “eliminim politik”, për t’u kthyer në standard të ri për këdo që shenjëstrohet?”, theksoi Veliaj ndër të tjera. Gazeta e ka thënë dhe në artikujt e mëparshëm se nga denoncimet dhe akuzat publike dyshohet se pas Nesti Angonit fshihet Balluku. Ishin mbrojtësit mediatikë të Veliajt, që përveç opozitës së Berishës dolën hapur duke thënë se kryebashkiaku është goditur nga Belinda Balluku. “Pra, denoncuesi anonim i ka kërkuar SPAK-ut të gjurmojë, pasi sipas tij Veliaj ka qenë me një person tjetër në të njëjtin avion. Pikëpyetja që natyrshëm ngrihet, është se si e ka gjetur ky anonim inekzistent aksesin për të gërmuar në regjistrat e Aviacionit Civil dhe të gjejë një informacion kaq konfidencial se në avion me Veliajn 20 vite më parë ka qenë dhe një person tjetër, biznesmen, kur sistemi TIMS as nuk ka ekzistuar në atë kohë. Kush është burimi i “kallëzuesit anonim shumë të informuar” që ka gjetur një dokument jo publik nga lista e Aviacionit Civil,” shkruanin disa javë më parë mediat pranë Veliajt. Dihet që “duart” te Aviacioni Civil mund t’i fuste vetëm Balluku.

Pazaret me tenderët

Por lidhjet e Ballukut me opozitën nuk ishin vetëm për të goditur kundërshtarët e saj. Ajo ka bashkëpunuar ngushtë dhe me klientelën e Sali Berishës. Hetimet e SPAK kanë treguar se Ilir Shtufi, një nga ndërtuesit e kullës dhjetra-katëshe të njohur si “Mali i Tiranës” në zemër të kryeqytetit dhe i njohur për lidhje të forta me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, rezulton të jetë favorizuar nga Belinda Balluku, për të fituar tendera rrugësh. Ky fakt del nga dosja për hetimet për tenderin 20 mln euro të Unazës së Madhe. Edhe ‘Euroteorema Peqin’, të cilës ministrja i referohej si ‘EUT’ kur imponoi bashkëpunimin, ka lidhje të vjetra me familjen Berisha, kur merrte shumë tendera në kohën e qeverisjes së Berishës, dhe konsulenca juridike nga Argita Malltezi. “Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe bëja të qartë që shkon me EUT-në dhe mos ta shoh në vend tjetër. Punët i ke me Gimin thuaj jo me mua”. Me këtë komunikim të datës 10 shtator 2021, vetëm pak javë para se të shpallej fituesi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku jo vetëm që sipas SPAK e paracaktonte fituesin e tenderit të lotit 4 të Unazës së Madhe por i impononte edhe ortakun biznesmenit Ilir Shtufi. Vetëm pak minuta pas urdhrit të ministres kreu i ARRSH atëherë Evis Berberi komunikon me pronarin e Shtufit dhe menjëherë ia konfirmon eprores se porosia u çua në vend, duke i çuar këtë mesazh: “E takova, ok”. Vetëm 4 ditë pasi zhvillohen këto biseda, më 14 shtator 2021, Ilir Shtufi i Nova Construction rezulton të ketë lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe, të cilën më pas e fituan, edhe pse kishin 3 oferta më konkurruese. Nga komunikimet mes Ballukut dhe Berberit, SPAK evidenton se ministrja shfaqet e shqetësuar pas publikimit në media të një liste me emrat e fituesve të tenderëve për unazën e madhe. Ajo e pyet Berberin për një punonjëse të prokurimeve me emrin Miranda, duke kërkuar të verifikojë nëse dikush ka nxjerrë informacionin. Berberi e siguron se Miranda nuk ka pasur dijeni për emrat e operatorëve pasi sipas tij vetëm ai e dinte përbërjen. Berberi i shkruan Ballukut se “për çdo lot kanë marrë kriteret në letër pa emër”. Me këtë frazë prokuroria e posaçme dyshon se kriteret për çdo tender përcaktoheshin duke pasur parasysh fituesin, që vetëm ai t’i plotësonte. Shqetësimin se dikush i ka zbuluar Balluku e përsërit edhe në një tjetër bisedë me Berberin, 3 javë më vonë, kur ai e pyet nëse duhet ta shpallë fituesin. “Të mërkurën, ikni shijoni fundjavën! Merruni me pune serioze, ke një plehrë që flet aty”, i shkruan Balluku-Berberit. Bashkimi i operatorëve “Euroteorema Peqin” – “Pe-Vla-Ku” – “Nova Construction 2012” e fituan tenderin 20 milionë euro, por sipas SPAK ata nuk i plotësonin as kriteret e vendosura nga vetë MIE. Si me tenderin e tunelit të Llogarasë, SPAK thotë se Balluku, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi edhe tenderin e Unazës së Madhe në të procedurën nga faza përgatitore deri në shpalljen e fituesit, të cilin e ka privilegjuar. Sipas dosjes, kriteret caktoheshin si ‘kostum’ për ata që do merrnin tenderin. Kompanitë nuk kanë paraqitur asnjë provë se kishin realizuar më parë punë të ngjashme me një vlerë minimale prej 50% të kontratës, apo një volum punësh të barabartë me dyfishin e vlerës limit, siç ishte përcaktuar në kriteret e tenderit.

Favoret

Gjithashtu, komunikimet përmes mesazheve telefonike ndërmjet Evis Berberit dhe Belinda Balluku, kanë zbuluar dhe lidhjet e zëvendëskryeministres, dhe me deputetë të Partisë Demokratike, të cilëve ajo mesa duket kërkon t’u mbyllë gojën duke u afruar favore. Në këtë rast bëhet fjalë për Arbi Agalliun, i cili në tetor të vitit 2021 kishte akuzuar në sallën e parlamentit zonjën Balluku për lidhje direkte me turqit që fituan tenderin e Tunelit. “Shoh në LinkedIn të CEO-s të kompanisë foto me kryeministrin dhe Ministren, 4 muaj përpara se të shpallet fituesi i tenderit. Besoj dhe shpresoj të jeni takuar për çështje pune në funksion të shqiptareve. Pyetja është a keni takuar ndonjë drejtues tjetër të kompanive që kanë aplikuar për tender dhe të keni bërë foto? Megjithëse në të drejtën e tij nuk duket etike që një sipërmarrës i suksesshëm të mbaj foto profili, LinkedIn për më tepër, presidentin e vendit të vet. A mos vallë është kjo kthim qoke, së bashku me dronat, për spitalin “dhuratë”?- pyeti deputeti i PD. Agalliu, rezulton të ketë patur komunikim direkt me Ballukun, dhe pak ditë më pas i shkruan Berberit. Ky i fundit sipas porosisë së eprores tregohet menjëherë i gatshëm ta takojë, dhe në përfundim të bisedës, njofton Ballukun, se porosia ishte kryer. Balluku ka zgjedhur që të mos acarojë marrëdhëniet me deputetin e opozitës. Përkundrazi, 3 muaj më pas, ajo e konsideron “djalë qytetar” dhe i shkruan Berberit që ta takojë Agalliun për një problem që kishte me tokat në Vlorë, duke i kërkuar që në komunikimin me të, ai të jetë “shumë i dashur”./SOT

Next Post

Nga ministritë në diplomaci! Lista e "qeverisë" Balluku brënda qeverisë

14 vite non-grata nga Greqia, Marin Mema rrëfehet: Nuk më lejojnë ta çojë në Strasburg, më trajtuan si terrorist

Tre vjeçari mahnit mjekët pas terapisë së parë gjenetike në botë për sindromën vdekjeprurëse

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved