• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, November 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Situata ishte e çuditshme”! Bamir Topi rrëfen se si ia rrethoi Berisha banesën pas 21 Janarit

November 25, 2025
in Aktualitet, Dosja X

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për zhvillimet që pasuan ngjarjen e rëndë të 21 janarit 2011, u ndal te rrethimi i banesës së tij te “Kodra e Priftit” nga forcat e sigurisë. Ai u shpreh se ndryshe ga më parë, u shtuan rojet, por edhe kontrollet dhe shënimi i gjithçkaje që hynte apo dilte nga rezidenca familjare e tij

Ylli Rakipi: Keni deklaruar se Berisha ju rrethoi banesën. Çfarë ndodhi konkretisht?

Bamir Topi: Njeriu e ka shumë të thjeshtë një ndryshim që ndodh. Njeriu kur ka vite që është president sa njerëz shërbejnë, si shërbejnë. Aty filloi një ndryshim drastik. Unë kam banuar gjithmonë në banesën time private, jo në rezidencën shtetërore.

Fatmirësisht deri më sot, nuk kam vuajtur nga ndonjë dozë paranoje, por po ju jap një situatë reale. Situata reale ishte vërtetë e çuditshme: një rritje e numrit që shërbenin aty dhe mënyra e sjelljes, me kontrolle, shënimi i gjithçkaje, gjëra që nuk kishin ndodhur më parë, me një diferencë në mënyrën e sjelljes së tyre.

Ylli Rakipi: Po bënin sikur të ruanin ty më shumë se ç’duhej?

Bamir Topi: Unë personalisht nuk e kisha problem se isha natyrë sportive, por krijuan një klimë të panevojshme.

Ylli Rakipi: Sa kohë qëndroi rrethimi i shtëpisë?

Bamir Topi: Nuk mund ta them ekzaktësisht, por vazhdoi, por për mua nuk kishte problem. Jashtë mureve të shtëpisë ishin.

Topi foli dhe për gjendjen e PD-së sot, parti ku ai militoi mëse tre dekada më parë. Ai u shpreh i trishtuar për lidershipin e sotëm të PD-së, që është ende i njëjti që kanë qenë gati 36 vite më parë, i cili nuk krijon më shpresë për shqiptarët.

“Është një çudi e madhe që e mbaj mend veten 36 vjet përpara te ngjarjet e qytetit ‘Studenti”. Ne flasim për Tiranën e vitit 1990 dhe nuk është Tirana e vitit 2025. E çuditshme por është sui generis dhe sheh të njëjtin individ. Mund të jesh kryeministër, ose president, por kur kalon në një ritual recidivist të humbjeve dhe ke të njëjtin individ, ky është problem për shoqërinë sepse heq shpresën për rotacion dhe ajo që lidhet me përgjegjëinë e opozitës ka të bëjë me identikitin e kryeministrit.

Kur shikon që nuk ngjall më shpresë shkon dhe relativizojnë. Ku po shkojmë? Po shkojmë te ai që krijon një farë komoditeti që ka dhjetra e dhjetra probleme. Në një farë mënyrë jemi te e keqja e madhe që ka prekur këtë shoqëri, qoftë pozitë, qoftë opozitë. Një dyshe që edhe ndryshoi Kushtetutën e vitit 2008, vijon ta ndryshojë, kanë deklaruar që janë në bisedime sërish për ndryshimin e Kushtetutës, mendoj se është shumë.

Nuk ka personalitet politik botëror që t’i ketë rezistuar kaq vite dhe mos harro që janë të dy afatgjatë në pushtet. Sa është Berisha është pak a shumë edhe Rama”, tha ai.

Next Post

Katër vjet armike SHBA, tani katër vjet armike BE

Ish-deputeti i PD-së shpërthen ndaj Berishës: Premtoi parti konservatore, por e bëri parti konservash

Skandalet e reformës! Neni 14: Neni që vë gjyqtarët e posaçëm nën varësinë e SPAK

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved