Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata studentë, të cilët do të studiojnë në SHBA.
Në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale, Ambasada i fton të gjithë studentët që kanë aplikuar për studime “Sigurohuni që të hyni në SHBA përpara datës së fillimit që tregohet në formularin tuaj I-20 dhe mbajeni formularin I-20 në bagazhin e dorës kur udhëtoni.”
“Kam takuar shumë studentë të mrekullueshëm këtë verë që po shkojnë në Shtetet e Bashkuara për të studiuar. Sigurohuni që të hyni në SHBA përpara datës së fillimit që tregohet në formularin tuaj I-20 dhe mbajeni formularin I-20 në bagazhin e dorës kur udhëtoni.
Autoritetet duhet ta shohin I-20-ën në pikën e hyrjes në SHBA. Nëse keni një vizë studentore, Kenny dhe unë duam të dëgjojmë gjithçka rreth shkollës që do të ndiqni dhe pse e zgjodhët atë shkollë! Na lini një shënim në hapësirën e komenteve.”-thuhet në mesazhin e ambasadës.