Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak çaste më parë në rrugën “Petro Nini Luarasi”, afër Shkollës së Baletit, zona pranë tregut elektrik.
Nga dyshimet paraprake mendohet se një person ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.
Banorët pranë vendngjarjes të frikësuar kanë telefonuar Policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Mësohet se nuk ka pasur asnjë të lënduar. Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.