• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Çudia me Gazment Bardhin, opozitari më i “informuar” me të dhëna hetimore nga SPAK

November 26, 2025
in Blog

Nga Ylli Manjani

E kuptoj plotësisht dëshirën perverse popullore për të marrë vesh mbi jetën private të tjetrit. Kur ky tjetri është “viktimë” kjo dëshirë bëhet histerike. Histeria sigurisht nuk ka llogjikë. P.sh, kur u arrestua përdhunisht Ilir Meta, kishte jo pak komentues që thonin “mirë ja bënë qenit se ai hidhej në det e në liqene”… Llogjikë e fortë, apo jo?!

Ndërkohë u “legjitimua” tërheqja zvarrë krejt e panevojshme e një presidenti Republike, në fund të fundit.

Por unë e kam problemin me nxjerrjen e të dhënave private në publik, të dhëna të cilat dalin nga hetimet zyrtare të prokurorisë. Nuk është hera e parë që e them e shkruaj këtë gjë.

Ervis Berberi, të cilin as e kam ditur që ekziston deri në ditën kur, pa mbërritur në dhomën e paraburgimit i nxorrën në publik të gjithë inventarin e shtëpisë pas kontrollit të banesës nga SPAK.

Akti i kontrollit të banesës është mjet proçedural ekstrem që autorizohet nga gjykata vetëm në rrethana specifike që lidhen me nevoja të hetimit konkret, jo kontroll si ata të gjermanëve në filmat e kinostudios.

Kontrolli i banesës, njësoj si kontrolli i mjeteve të komunikimit celularë, kompjutera etj, nuk janë akte grabitje që çdo gjëje që i mbushet mendja kontrollorit apo prokurorit. Nga këto synohen të gjenden prova që lidhen me çështjen në hetim, dhe jo çështje që mund të hetohen në të ardhmen.

Ka një seri aktesh ndërkombëtare dhe shqiptare që e normojnë këtë gjë më së miri.

Por nxjerrja në publik e këtyre të dhënave, që lidhen ose jo me hetimin, nga zyrtarë që kanë për detyrë i ti ruajnë si sytë e ballit, përveç se poshtërsi perverse është dhunim i pastër i të drejtës për jetë private.

E drejta për jetë privte është standart kushtetues e ligjor e jo shpikje imja.

Me këtë standart përdhosës histeria kolektive është ushqyer me të dhëna përgjimesh për zyrtarë të ndryshëm, por edhe persona jo zyrtarë. Nga këto të dhëna të përhapura qëllimisht, histeria mban nëpër gojë vibratorët e Benit; brekët e Ajolës; palloshin e Belindës e plot romuze të tjera që njerëzit i mbajnë në jetën e tyre private për qejf të vet. (Kujtoj këtu edhe video erotike që kanë dalë nga materiale hetimore)…

Nejse mbajini, fundja goja nuk është vetëm për bukë! Pfffff.

Por ka edhe një fenomen tjetër po aq i poshtër dhe dhunues. Dhënia e të dhënave kundërshtarëve politikë.

Gazment Bardhi është opozitari më i “informuar” me të dhëna hetimore që duhet të ishin në ruajtje.

Çuditërisht atij iu gjenden përgjimet e Xibrakës; të dhënat e SKY ECC për metamorfozën; të dhënat e telefonit të Vis Berberit.

Këto janë fakte publike, jo sajesa. Këto të dhëna nuk i japin viktimat, as avokatët e tyre sepse as ata nuk i kanë. Duhet të dini se në faza hetimore, ku ndodhen ato të dhëna, nuk japin asnjë provë për avokatët ata, d.m.th “heronjt e kalamajve”…

Por përgjigjen e pyetjes se në ç’rrethana këto të dhëna gjenden në dorën e një politikani në opozitë, një SPAK e di.

Fakt është që Gazment Bardhi, është zëdhënës i përgjimeve që prokuroria “e pavarur” i ka siguruar për shkak të ligjit.

Të keqen e qytetarit digjital. Ai është më i sinqertë në budallëkun e vet. Kurse Gazi e di shumë mirë që kjo që bën nuk duhet bërë, aq më pak kur pastaj zëdhënien e bën dhe me fakte të rreme, që të lajë përgjegjësitë e veta për dështimet në politikë.

Tani nëse këto devijime i quani gjë të mirë, unë nuk kam e as kam për të qenë ndonjëherë dakord. Edhe sikur 4 milion shqiptarë ta pëlqejnë këtë pisllëk, nuk do jem dakord me asnjërin prej tyre.

Ky quhet mendim në mbrojtje të një standarti dhe jo mbrojtje personash.

Next Post

Flasin të shkatërruar familjarët e Shpat Kasapit: Ka pasur shqetësime të vogla me zemrën, luteshim që...

Shqiptari me sharrë elektrike në dorë ndjek policët britanikë në mes të rrugës

Pasuria e "sheikut" Gjin Gjoni si deputet, dy vila 1.3 milionë euro, qindra mijëra euro hua të dyshimta dhe misteri i një shtëpie në Rolling Hills

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved