• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Asnjë përparim në 5 orë bisedime Putin-Witkoff për Ukrainën

December 3, 2025
in Bota

Asnjë përparim nuk erdhi nga samiti i Kremlinit midis Vladimir Putinit, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Mbi pesë orë bisedime, në fund të të cilave këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov njoftoi se “nuk u gjet asnjë kompromis” me Shtetet e Bashkuara për një nga çështjet kryesore të negociatave: territoret e diskutuara me Kievin.

Sipas Kremlinit diskutimet ishin të dobishme dhe konstruktive, por “Rusia ra dakord vetëm për një pjesë të planit amerikan. Ndërsa disa gjëra kritikohen dhe për këtë arsye ka ende shumë punë për t’u bërë. Negociatat do të vazhdojnë me Witkoff dhe Kushner”, shtoi ai.

Putin e kishte bërë të qartë qëndrimin e tij para se të priste të dërguarit e Trump, duke deklaruar se Rusia i hedh poshtë si të papranueshme propozimet evropiane për ndryshime në planin e paqes të Donald Trump. Sipas tij ato kanë “vetëm një qëllim: të bllokojnë të gjithë procesin e paqes” të ndjekur nga presidenti amerikan.

“Nëse Evropa dëshiron luftë, ne jemi gati”, theksoi Putin, duke sulmuar gjithashtu autoritetet e Kievit të cilat sipas tij “duket se jetojnë në një planet tjetër”, duke refuzuar të pranojnë situatën e pafavorshme në fushën e betejës.

As deklaratat e fundit të Trump nuk e kanë justifikuar këtë optimizëm. Lufta në Ukrainë është një “katastrofë”, tha ai. “Njerëzit tanë janë në Rusi për të zgjidhur situatën; nuk është një situatë e lehtë, më lejoni t’ju them”, pranoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se disa nga aleatët e Kievit “janë të lodhur” dhe ai ka frikë se Uashingtoni mund të humbasë interesin në negociata.

“Qëllimi i Rusisë është që Amerika të humbasë interesin në këtë situatë”, deklaroi udhëheqësi ukrainas.

I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, morën pjesë në bisedime pas disa javësh diplomacie intensive që synonin përfundimin e luftës. Ekipi amerikan nuk ka komentuar që kur është larguar nga Moska.

Next Post

Gaz Bardhi me "Porsche" në Parlament

Trump sulmon emigrantët somalezë: “Nuk i duam, janë plehra”

Prangat për Mogherinin si pomadë për ato të Sali Berishës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved