• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Një fotografi e re e PD, që na e ka fshehur Berisha

December 4, 2025
in Blog

Mero Baze

Ka disa tregues që bëjnë diferencën e thellë mes një takimi mes njerëzve të lirë të PD dhe foltoreve të sforcuara të Berishës. Dhe për këtë mjafton të shikoje dhe dëgjoje folësit e takimit të sotëm në Durrës, organizuar nga drejtuesit më të votuar të PD.

Ata që folën në Durrës ishin të gjithë njerëz të rinj, racionalë, flisnin me logjikë, thoshin gjëra konkrete që kanë ndodhur në PD, flisnin pa doreza për korrupsionin e qeverisë dhe mbi të gjitha nuk doli foli asnjë budalla.

Në foltoret e Berishës, çdo folës ka kriter mungesën e logjikës në ato që thotë, flasin për teori konspiracioni, shpikin armiq kombëtar dhe ndërkombëtar që kanë faj pse PD nuk fiton dhe në fund ngjitet gjithmonë një i çmendur që ankohet se i kanë helmuar ujin, ose e godasin me rreze nga antena e komshiut.
Foltoret e Berishës e kanë identifikuar PD me një tufë budallenjsh dhe herë pas here ndonjë të çmendur që bëhet viral për broçkullat që këput, kurse kjo e Durrësit e identifikon PD me djem të rinj, plot energji dhe ide të tyre të thjeshta se si duhet të ringrihen dhe bashkohen.
Dhe kjo vjen nga fakti se foltoret e Berishës nuk janë të PD, por të rrogëtarëve të tij që duan t’i shprehin atij besnikërinë deri në vdekje, kurse kjo foltorja e Durrësit, duket qartë që është e PD dhe e njerëzve që kanë vendosur të mos e tradhtojnë atë.

Secili prej tyre është vite drite larg Flamurit, Albanës, Palokës, Zhupës, apo Gjinit, dhe një sërë figurave të degraduara të SHQUP, që identifikohen vetëm si mbajtës uturaku të Berishës.

Shenja tjetër pse Foltorja e Durrësit është dërrmuese për Berishën është pjesëmarrja. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm te sasia por te cilësia dhe të qenit aktiv në atë takim. Dukej nga larg që ishin njerëz që kishin shkuar të qanin hallin e tyre dhe jo të Berishës.

Në foltoret e Berishës ti shikon fytyra të zymta, njerëz që duken të marrë me zor dhe pastaj folësi i radhës sipas axhendës së Flamurit që këput broçkulla që turpërojnë dhe Berishën.

Dhe së fundmi foltorja e Durrësit vulosi dështimin e misionit të gënjeshtërt të Berishës në betejën kundër Bashës për rimarrjen e partisë, që ishte bashkimi i demokratëve për t’i bërë siç thoshte ai “më të fortë dhe më të bashkuar”.

Foltorja tregon se demokratët janë të ndarë dhe janë të ndarë jo vetëm si sasi por edhe si cilësi. Berisha deklaroi sot ndarjen me ta duke i quajtur grup privat që s’kanë punë me PD, ashtu siç ka bërë 35 vjet me çdo kritik të tij. Por kjo ndarje nuk është thjesht ndarje me disa emra. Janë ndarë sipas kriterit që vulgu i PD njerëzit e degraduar dhe fytyrat e urryera publike shkojnë e qajnë hallet e Berishës si besnikë të tij, ndërsa pjesa tjetër natyrale e PD mblidhet në salla të tjera dhe qan hallet e PD.

Nëse kjo foltore vazhdon në qytete të tjera, përfshi dhe Tiranën, Berishës i mbetet vula dhe logoja e PD, ndërsa PD e vërtetë do të jetë larg tij dhe nuk duhet të identifikohet më me të. Kjo është PD që na ka mbajtur fshehur Berisha për hallin e tij. Ndaj nuk duhet të shpërdorohet përsëri për Berishën

Next Post

Deliri i PD për ‘Mogherinin’ e leksioni i BE për drejtësinë shqiptare

Protesta në Bullgari " foltoria" në Shqipëri

Salla mbushet plot për Ervin Salianjin. PD e Durrësit nuk i bindet Berishës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved