• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Lëvizja e re Salianji-Alimehmeti, shpresa e fundit për ta shpëtuar PD-në! Berisha do të përdorë çdo mjet për ta shkatërruar”

December 4, 2025
in Debat

Pedagogu Roland Bejko foli sot për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Bejko u ndal te lëvizja e re Salianji-Alimehmeti, të cilët duken se po ‘trazojnë’ ujërat në PD, pasi nga deklarimet e tyre ata kanë lënë të nënkuptohet se po kërkojnë një frymë të re në parti.

Sipas pedagogut lëvizja e re Salianji-Alimehmeti është shpresa e fundit për ta shpëtuar PD-në.

Sakaq ai tha se kreu i PD-së, Sali Berisha do përdorë çdo mjet për t’a shkatërruar këtë frymë të re pa u krijuar ende mire.

“Berisha po përpiqet ta shkatërrojë lëvizjen siç ka vepruar gjithmonë përçarës i së djathtës, Ai nxori nga historia studentët e dhjetorit”, tha Bejko në podkastin për gazetën Tema.

“Berisha do të përpiqet të përdorë çdo mënyrë për ta shkatërruar lëvizjen e re brenda PD-së pa u krijuar mirë, ashtu siç ka ndodhur me çdo tentativë për lëvizje të reja brenda së djathtës”. Kështu mendon Roland Bejko, një prej zërave më kritikë brenda së djathtës, dikur pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike. Në një intervistë për Tema, Bejko flet për një panoramë të zymtë mbi gjendjen aktuale të PD-së dhe rolin që, sipas tij, ka luajtur Sali Berisha në fragmentimin e saj. “Foltoret e dështuara të Berishës dhe sheshi me 300 veta” tregojnë jo forcë, por kapitullimin politik të një lideri që ka humbur lidhjen me bazën e vet tradicionale”, thotë ndër të tjera Bejko duke theksuar se: Berisha ka vepruar gjatë gjithë viteve si një figurë përçarëse brenda së djathtës, duke arritur deri aty sa të nxjerrë nga historia edhe vetë studentët e Dhjetorit, simbolin më të pastër të fillimit të pluralizmit. “Berisha, si përçarës i së djathtës, i ka nxjerrë nga historia studentët e dhjetorit”, shprehet Bejko, duke e konsideruar këtë si një nga devijimet më të rënda historike.

Në vlerësimin e tij, Shqipëria sot është e kapur nga një aleancë e rrezikshme ndërmjet Ramës, Berishës, oligarkëve dhe krimit të organizuar. Bejko e përshkruan këtë si një bllok pushteti ku politika dhe interesat kriminale ndërthuren për të mbajtur vendin peng.

“Rama, Berisha, bashkë me oligarkë dhe krimin e organizuar kanë marrë peng Shqipërinë”, thotë ai, duke vendosur dy figurat historikisht kundërshtare në të njëjtën anë të barikadës së interesave.

Madje, sipas tij, Berisha gjendet sot në pozita të ngjashme me ministrat e Ramës të akuzuar për korrupsion: të dyja palët kanë mbi supe çështje të rënda që i mbajnë të lidhur dhe i pengojnë të kërkojnë transparencë.

Në këtë panoramë të errët, Bejko sheh si dritë shprese: lëvizjen e re brenda PD-së, një proces që ai e quan “shpresa e fundit për të shpëtuar Partinë Demokratike”. Kjo lëvizje, sipas tij, mund të sjellë gjeneratë të re politikanësh në PD, larg ndikimit të Berishës dhe riteve të vjetra të tranzicionit.

Por rruga nuk është e lehtë. Ai flet edhe për “tradhtarët” brenda kësaj lëvizjeje – individë që në momente presioni ose joshjeje nga Berisha kanë braktisur parimet dhe janë kthyer pas. Edhe më problematik, sipas tij, është fenomeni i “armiqve të brendshëm”, njerëz të infiltruar ose të lëkundur që pengojnë çdo proces reformimi.

Bejko thekson ndër të tjera se Berisha është tashmë i zbuluar sepse strategjia e tij e vjetër nuk funksionon më në një realitet të ndryshuar.

Next Post

“Burg, burg, burg…”, ish-prokurori i Apelit: SPAK ra “pre” e mllefit të qytetarëve për ndëshkime

“Moment delikat, po goditet ligji”! Gjyqtarët po kapen duke rrëzuar shtetin

"Për shkak të kompleksitetit të çështjes"! Gjykata Kushtetuese shtyn vendimmarrjen: Më 12 dhjetor shqyrtohet çështja “Balluku”

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved