• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Njerëzit e fesë u lëshohen kullave në Tiranë, pastrim parash në ndërtim, perandori me donacione, sfidohen oligarkët, bosët e kokainës dhe call centrave

December 6, 2025
in Dosja X

Krahas trafikantëve ndërkombëtarë të kokainës, oligarkëve dhe bosëve të call centrave, mania e kullave ka përfshirë edhe njerëzit e fesë dhe ‘bamirësit’. Duke parë hoxhën sheik Elvis Naçi, hoxhallarë dhe priftërinjtë, ligjërues fetarë etj., kanë nisur të përfitojnë leje për kulla në Tiranë, financuar me para donacionesh dhe burime të dyshimta.

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit me në krye Edi Ramën, në mbledhjen e datës 17 dhjetor 2024, ka miratuar lejet për kullat dhe resortet e radhës. Përpos të tjerave, KKTU ka miratuar lejen për ndërtimin e një kulle 17 kate në Paskuqan, me subjekte zhvilluese Ab Vizion shpk dhe Darsi shpk.

Pronar dhe administrator i kompanisë së ndërtimit Ab Vizion është Myftiu i Tiranës Gazment Teqja, njëherësh drejtuesi i Xhamisë së Madhe të Namazgjasë.

Kompania e themeluar në vitin 2022, me kapital 1 milionë lekë, rezulton me bilance të brishta dhe të pamjaftueshme për të nisur ndërtimin e kullës 17 kate. Myftiu e bleu kompaninë në shkurt të 2024 dhe në dhjetor mori lejen për kullë.

Edhe kompania tjetër Darsi shpk rezulton me aktivitet financiar modest dhe të ardhura të pamjaftueshme për ndërtimin e kullës.

Ndërkaq, në mbledhjen e fundit, 26 qershor 2025, KKTU ka miratuar 40 leje ndërtimi, mes të cilave edhe një leje ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 10 kate mbi tokë dhe 1 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues “Fondacioni Mirënjohja”.

Fondacioni Mirënjohja është një organizatë bamirësie me karakter fetar, e cila financohet nga Kuvajti dhe Emiratet. Fondacioni me drejtor Samed Shehu karakterizohet nga mungesa e transparencës, ndërsa besohet se ka thithur dhe qarkulluar financime në vlera të mëdha nga Kuvajti.

Ashtu si disa fondacione të tjera, fondacioni ka krijuar një perandori financiare. Edhe pse nuk mund të mohohen aktet e dhurimit, ngrihen dyshime për burimin e financimit të kullës dhe pronarit fundor.

Një leje për kullë është miratuar edhe për Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë. Në prill të këtij viti, KKTU ka miratuar lejen e ndërtimit për objektin ndërtesë polifunksionale në shërbim të Kishës, 2, 5 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë në Tiranë.
Manisë së kullave në Tiranë nuk i shpëtojnë as

Në dokumente përcaktohet se trualli i ndërtesës është pjesë e ansamblit Orthodhoks pranë rrugës së Kavajës, me një sipërfaqe prej 1201 metër katrorë.

Leja për këtë kullë është miratuar një muaj pasi Joan Pelushi u zgjodh kryepeshkopi, duke pasur Anastas Janullatos. Nuk kuptohet se pse Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë i duhet një kullë e tillë.

Ndërkaq, çdo javë zbulohen fakte të reja rreth perandorisë financiare të Elvis Naçit nga Evropa dhe SHBA. Një kartel kompanish, hotele, komplekse, qendra fizioterapie, prona, godina, dyqane, vila, apartamente, makina luksoze, ferma etj., është vetëm pjesa e ekspozuar e pasurisë së Elvis Naçit kamufluar me fondacionin familjar Firdeus.

Me donacione të dyshimta nga Kuvajti, një perandori financiare dhe familjare ka ngritur edhe Ramiz Zekaj, nën kamuflimin e studiusit orientalistikës dhe jurispudencës Islamike, organizatës jofitimprurëse Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam dhe skemave të bamirësive.

Pasurinë me vlerë miliona euro nga Durrësi, Tirana deri në Pejë, produk i donacioneve dhe pastrimit të dyshuar të parave i ka kaluar në emrin e tij, bashkëshortes, vajzës dhe vëllait, Rasim Zekaj, i përfshirë në skema mashtrimi në Kosovë dhe pastrim parash me vila.

Një rrjet dyqanesh, vila, Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT), shtypshkronjat Mileniumi dhe Mileniumi i ri II janë vetë një pjesë e pasurisë së pervetësuar nga ligjëruesi fetar Ramiz Zekaj, pasuri e cila është produkt i donacioneve nga vendet arabe, por edhe i dallavereve në Tiranë dhe Prishtinë, histori të zezë për të cilën do të flasim posaçërisht në vijim përmes një investigimi të thelluar.

Next Post

Bankers “ha kokat” e zyrtarëve të lartë shtetërorë, SPAK hetime për 8 vepra penale!

Kallëzim penal në SPAK për "doktorin" e Albpetrolit Eltar Deda, korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera

Pagesa të dyfishta te hemodializa, si mori para pa shërbime kompania e Klodian Allajbeut

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved