Shkruan Armando Meta
Komisioni Parlamentar i Ligjeve është mbledhur sot paradite për të diskutuar rreth ndryshimeve Kushtetuese për të shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
PD- LSI, në këtë mënyrë, përbëjnë një rast unikal në historinë e jurisprudencës botërore, që hartojnë një amendament kushtetues për një njeri.
Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme është zgjedhur në mënyrë ligjore.
Fakt ky i konfirmuar jo vetëm nga ekspertët juridik shqiptar, por edhe ata ndërkombëtar.
Por PD- LSI, meqë nuk e kanë nën ‘hyqëm’ tashmë Prokurorin e Përgjithshëm, kërkojnë që Marku të largohet dhe të vi një prokuror tjetër, i cili do të zgjidhet edhe me votat e PD- LSI.