Policia e Tiranës ka vene ne pranga personin i cili disa ditë më parë vodhi në ambientet e biznesit të dietologes Blerina Bombaj, një portofol. Sipas Policisë, 55-vjeçari Durim Sema, vodhi ditën tjetër në zyrat e një Agjencie, ndërsa tentoi të grabise edhe një tjetër person.
Ja njoftimi i Policisë
Nga Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 1, u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi :
– Durim Sema, 55 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi i lartpërmendur në rrugën “Themistokli Gërmenji”, në zyrat e një Agjencie ka tentuar të vjedh shtetasin N. S., ndërkohë që po një ditë më parë në rrugën “Brigada 8”, në një dyqan dietologjik, i ka vjedhur portofolin shtetases V. T.
Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të mëposhtme :
– Vjedhjes së ndodhur më datë 09.03.2018, ku shtetasit A. K., në rrugën “Xhorxh Bush”, i janë vjedhur një sasi lekësh. – Vjedhjes së ndodhur më datë 30.03.2018, ku shtetases N. T., në rrugën “Papa Gjon Pali”, në klinikën e saj i kanë vjedhur një sasi lekësh. – Vjedhjes së ndodhur më datë 10.05.2018, ku shtetases V. U., i kanë vjedhur portofolin në zyrë. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme të dyshuara të vjedhura prej këtij shtetasi : – portofol – syze dielli dhe optike – një sasi lekësh – orë dore – aparat celular.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.