• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Njerëzit ikin nga PD se është bërë si Sudani: Plas lufta civile çdo 5 vjet dhe të shkatërron investimin

December 7, 2025
in Blog

Nga Indrit Vokshi

Ed Paloka paska thënë se shumë demokratë janë larguar nga PD sepse i ka joshur Edi Rama me punë, me leje, e me gjëra.

Unë psh kam ikur nga PD-ja për një arsye specifike:

PD-ja është si Sudani. Nëse ti do të investosh nuk investon dot në Sudan sepse një herë në pesë vjet atje kërcet lufta civile e të shkatërrohet investimi. Ska stabilitet dhe siguri të investimit. Edhe në PD, investon ti energjinë, intelektin (aq sa ke) dhe interesat e tua; një ditë të bukur e gjen veten të shpallur tradhëtar e të shitur apo shërbëtor i Edi Ramës. Kot pa lidhje. Thuaj sa të duash ti jo sjam tradhëtar por kam thjesht qëndrimin tim; je i skeduar tradhëtar e të janë zeruar kuotat. Si unë janë edhe shumë të tjerë por që nuk kanë nerva ta shkruajnë në facebook.

Kur PD bëhet irrelevante, jo konkuruese, pa stabilitet, pa pikë respekti për njerëzit që kanë investuar aty, pse u dashka njerëzit të vazhdojnë të harxhojnë kohë, frymë dhe energji, po aty? Edhe shumë të tjerë do të shkojnë tek Rama e tek PS-ja, sepse Rama është tip ekspansionisti, rinovon vazhdimisht, qarkullon me qëllim për t’i garantuar jetëgjatësi e hipotekë strukturës së vet, pasi e sheh (shohin) si biznes i cili duhet mbajtur.

Pyetja është: Pse njerëzit nuk i projektojnë interesat tek PD-ja? Sepse ata midis dikujt i cili është individualitet por është konkurues në skemë dhe, dikujt tjetër i cili ska kualitet por është besnik i verbër dhe budalla, kanë prirjen të zgjedhin budallain. Kjo sepse që 1-shi të bëhet 1 milion, i duhen shumë zero pas. Është sekt, kult, tribu, jo organizatë.

Po ua blen Rama njerëzit? Po Ramës në 2005-2013, pse nuk ia blenë dot Berisha-Meta njerëzit por në ditën më të keqe PS mori 66 mandate? Këta në vend që të ndërtojnë parti, organizatë dhe shkallare interesash, ndërtojnë Bajrak të Sali Berishës. Pastaj habiten e ankohen pse nuk rrinë njerëzit në rreshtin e bajraktarit. Po nuk e kanë të gjithë kushëri, as janë të gjithë klientë e ish punonjës, as e adhurojnë të gjithë.

Rama për të qarkulluar interesat dhe përfaqësimin ka futur nja 50 deputetë të rinj. Këta vazhdojnë, avazin. Ankohen pse sna e pranon populli muzeumin. Gjithsesi Edi Paloka është më i rregullti aty për çfarë mban ajo ngrehinë.

Next Post

Ceremoni plot emocion dhe ngjyra! Ndizen dritat e pemës e Vitit të Ri në disa qytete

E rrahën, e torturuan dhe në fund e dogjën brenda në makinë! Zbardhet vrasja e djalit të kryebashkiakut të Kharkivit, autorët i zbrazën llogarinë kripto dhe…

“Më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”/ Horror në Greqi, flet babai i 2-vjeçarit: E shpëtova nga banorët e fshatit, por pit bulli sulmoi dhe i mori jetën tim biri

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved