• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, December 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Plani i SHBA-së për sigurinë kombëtare ngjall frikë në BE

December 8, 2025
in Bota

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, u përpoq të minimizonte tensionet me SHBA-në, pasi administrata Trump publikoi një dokument mbi sigurinë kombëtare në të cilin kritikonte ashpër aleatët evropianë.

Komentet e Kallas vijnë ndërsa shumë udhëheqës evropianë kanë frikë se qeveria amerikane po i kthen gjithnjë e më shumë shpinën Evropës, veçanërisht lidhur me mbështetjen për Ukrainën, e cila po mbrohet nga pushtimi i Rusisë.

“Ka shumë kritika në atë dokument, por mendoj se disa prej tyre janë gjithashtu të vërteta, nëse shikoni Evropën, ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë”, tha Kallas në një panel në Forumin e Dohas në Katar.

“Duhet të kemi më shumë vetbesim”, tha ajo, duke shtuar se “SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh”.

“Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për tema të ndryshme, por mendoj se parimi i përgjithshëm vazhdon të ekzistojë. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Kallas.

Ç’thuhet në dokumentin mbi sigurinë kombëtare të SHBA-së?

Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili u postua në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë të premten (05.12), pasqyron kritikat ndaj Evropës që ishin paraqitur tashmë në muajin shkurt edhe në një fjalim të ashpër të Zëvendëspresidentit JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih .

Strategjia gjithashtu duket se mbështet teorinë konspiracioniste të supremacisë së bardhë për “Zëvendësimin e Madh”, sipas së cilës popullatat e bardha evropiane po zëvendësohen qëllimisht nga popuj jo të bardhë.

Në dokument thuhet se disa vende rrezikojnë të bëhen ” me shumicë jo-evropiane” dhe se Evropa po përballet me “perspektivën reale dhe të fortë të zhdukjes së qytetërimit”. Më tej thuhet se “nëse prirjet aktuale vazhdojnë, kontinenti për 20 vjet ose më pak nuk do të njihet më”.

Plani i strategjisë thotë se Evropa po përballet me çështje të tilla si “censura e lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike, rënia e lindjeve dhe humbja e identiteteve kombëtare dhe vetëbesimit”.

“Qëllimi ynë duhet të jetë të ndihmojmë Evropën të korrigjojë trajektoren e saj aktuale. Do të na duhet një Evropë e fortë për të na ndihmuar të konkurrojmë me sukses dhe për të bashkëpunuar me ne për të parandaluar çdo kundërshtar që të dominojë Evropën”, thuhet në Dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së./DW

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved