Ështe një vend që shumë njerëz ndoshta nuk kanë dëgjuar sa duhet, por ky habitat i bukur uji ka emra mjaftueshëm.
Pavarësisht prej nga vini, mund ta quani Shkodra ose Scutari, por për shumicën e vizitorëve është njohur si Liqeni i Shkodrës.
Destinacioni kufizohet me kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe është liqeni më i madh në Evropën Jugore, një hapësire e pacënuar dhe gjthashtu një park kombëtar.
Nuk është një nga vendet e top listës me numrin më të madh të vizitorëve, por ata që zgjedhin ta vizitojnë, nuk zhgënjhehen, por shpërblehen me një mjedis unik dhe një përvojë fantastike udhëtimi.
Liqeni dhe zona rreth tij, ende janë të paprekura nga zhvillimi komercial- të paktën tani për tani.
Megjithëse ka shqetësime se një projekt i ri, ekzaktësisht ndërtimi i një “eko-resorti” mund të kërcënojë ekosistemin dhe speciet e rralla, duke përfshirë shumë prej tyre të cilat janë endemike.
Të tjerë përgjigjen se projekti do të jetë i ndjeshëm ndaj mjedisit dhe do të kontribuojë në punë, infrastrukturë dhe rritje ekonomike shumë të nevojshme.
Ndërkohë që debati vazhdon, këto janë disa nga arsyet pse parajsa prej 200 kilometra katrorë dhe ligatinat me rëndësi ndërkombëtare e bëjnë Liqenin e Shkodrës një destinacion fantastik e imponues.