Rreth 90 hektarë pyje pishe janë djegur në kryqëzimin e autostradës Potsdam – A9 dhe A10 të cilat janë të mbyllura tashmë për shkak të zjarrit. Një fshat afër rrugës do të evakuohet sipas shërbimeve të emergjencave. Sipas të dhënave paraprake nuk ka të lënduar në njerëz.
Në orën 17:45 kishte pasur disa shpërthime në zonë. Besohet se zjarri është shkaktuar nga bombat që kanë mbetur në zonë nga Lufta e Dytë Botërore.
Rreth 200 zjarrfikës luftuan kundër flakëve dhe u përpoqën të parandalonin përhapjen në fshatin Fichtenwalde, siç njoftoi policia. Banorëve të Fichtenwalde u kërkua që të përgatiten për një evakuim të mundshëm. Fshati i cili është nën proces evakuimi ka rreth 2800 banorë.
Për shkak të nxehtësisë , zjarre pyjore dhe fushore kanë goditur në mënyrë të përsëritur Berlinin dhe Brandenburgin kohët e fundit. Në një zonë ish trajnimi ushtarak pranë Jüterbog (Teltow-Fläming qarkut), një zjarr u përhap në 25 hektarë të enjten, sipas qendrës së kontrollit të zjarrfikësve.