Doktor, na bëj derman, se me ty i mbushëm thasët me lekë, me Lulin po i boshatisim.
Pas 5 vjet rënie nga pushteti, ish-drejtorët e PD, të bërë pasanikë me tendera e afera të shumta korruptive, janë harbuar për pushtet, aq sa nuk po kontrollojnë dot veten, duke kaluar në psiko-ekstazë brutale publike, me fyerje e fjalor të degraduar edhe kundër ambasadorëve, si Haruni Gramshit, Salianaji Çilit e Gridës, Murrizi Çermës, Strazo koburja, Alibeaj i Cakranit, Muli Bathores e së fundi, si Paloka i bingove, pa harruar “Profesor London” K.F.Balliun, të cilit “i zë fjala vend”, sa herë që flet.
Për mosmarrjen e pushtetit, ata akuzojnë Lulin, mirëpo Luli është mes “bakllavasë e revanisë”, si në pozitë dhe në opozitë, pasi dajon e gruas Ruçin e ka kryetar Kuvendi, kushëririn e gruas Cac Angjelin e ka deputet, nipin e vjehrrit Ben Ahmetaj e ka ministër, kushëririn e vjehrrës Gjiknurin e ka ministër, kushëririn e vjehrrit Blendi Çuçin e ka ministër, drejtorin e rrugëve Afrim Qendraj (Qenaj) e ka kushëri të gruas, po edhe mikun e kryeministrit Tërmet Peçin e ka kushëririn e gruas, ndërkohë që me kryeministrin është aleat, ngaqë Luli i forms ligje, ndërsa Rama i firmos çeqe pallatesh të vjehrrit, koncesione e tendera për kunatin dhe licenca arsimi për vëllain.
Mirëpo, nëse këta “trimat” që përmendëm më lart, ulërijnë publikisht nga tërbimi për pushtet (miliona) dhe shajnë Lulin skutave, ish-drejtorët pasanikë të PD, kanë vendosur që tërbimin dhe nepsin për rikthim në pushtet dhe mosbesimin ndaj Lulit, t’ia shprehin hapur Saliut, duke i dërguar një foto-mesazh, me përmbajtje kundër Lulit, në të cilin i thonë:
– “Doktor, riktheu urgjent në krye të PD, se me çfarë po shohim e kuptojmë nga këto “punët opozitare” të Lulit, rrezik të mbetemi jo me vite, por me dekada në opozitë, duke ulëritur nëpër çadra e duke djegur goma makine, nëpër rrugë. Me Luli “Yp Xhixhin” që na ke lënë në krye të partisë, nuk vijmë dot në pushtet as për 100 vjet, sespe ai nuk fiton dot zgjedhje dhe të vetmet zgjedhje që ka fituar Luli gjatë 5 viteve në opozitë, janë vetëm dy palë zgjedhjet që janë bërë për kryetar partie, të cilat ia ke dhënë ti. Doktor, na bëjë derman e ktheu menjëherë në krye të partisë, se me ty i mbushëm thasët me miliona, ndërsa me Lulin po i boshatisim”./Pamfleti