Nga Romeo Kara
Edhe pse une nuk e kam kallezuar penalisht derdimenin e Saliut, ai perseri ne vazhden e papagallekut qe e ka kapur, shprehet se duke kallezuar penalisht Tualetin dhe Urithin e Rames, ai do te provoje te vertetat e tij.
Nuk ka faj qe i dukem si urith, pasi dje u pa se iku per te deshmuar ne prokurori tamam si nje mi haleje, larg syve te publikut e medias dhe ne oret e nates, mjaft te preferuara nga minjte e sojit te tij.
Miu i Saliut, nxitur nga zakoni per te folur vend e pavend, kompromentoi edhe prokurorin e ri te çeshtjes, pasi sipas tij, ai i paska deklaruar pushimin e kallezimit ne drejtim te tij.
Temenaja qe prokurori i ceshtjes i ben miut te Saliut, e kompromenton kryekeput ate dhe deshmine e miut.
Per aq sa une e njoh kete ceshtje, prokurori duhet te arrestoje fillimisht Saliun, Rulin dhe disa te tjere, te sekuestroje pronat e tyre, ne menyre qe te kallezuarit te mos cenojne procesin e hetimit.
Menyra se si ju be temena miut, flet ne favor te kesaj teze.
Nese prokurori ka deklaruar qe dje pushimin e ceshtjes, sipas miut, atehere kemi te bejme me farsen dhe skandalin e radhes.
Afera CEZ, kerkon nje investigim te detajuar te periudhes perpara, gjate dhe pas realizimit te privatizimit, keshtu qe prokurori qe i ben temena miut te halese, duhet te hetoje mire dhe pastaj te thote qe ka apo nuk ka ndikim te paligjshem apo tjeter veper penale te miut.
Miu do qe t’a trajtoje çeshtjen ne skuta dhe erresira, por e siguroj se kjo ceshtje perdite e me teper do te dale ne drite te diellit.