Gjatë një operacioni të Policisë së Shtetit dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, për kontrollin e parcelave të kanabisit në jug të Shqipërisë, një punonjës i SHÇBA-së është rrëzuar nga disa metra lartësi duke lënduar shpatullën.
Njoftimi i Policisë:
Në kuadër dhe në zbatim të planit të masave të marra për kontrollin e territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike gjatë paradites së sotme punonjës policie të DVP Vlorë së bashku me specialistë të SHÇBA-së në DVP Vlorë kanë ushtruar kontrolle në një zonë të thyer malore pranë fshatin Vranisht.
Gjatë patrullimit në këtë zonë specialisti i SHÇBA-së, B.H., 33 vjeç, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe ka rrëshqitur në një zonë të thyer. Për pasojë ka marrë dëmtime në krahë.
Për shkak të terrenit ai është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.