Britania e Madhe ka nisur procedurat për legalizimin e kanabisit mjekësor. Me anë të një komunikate për shtyp, ministri i Brendshëm britanik Sajid Javid deklaroi se kjo gjë do t’u vinte në ndihmë pacientëve me nevoja mjekësore specifike.
Por Javid theksoi se ky nuk është aspak hapi i parë drejt legalizimit të kanabisit rekreativ.
Sekretari i Brendshëm Sajid Javid tha se produktet që rrjedhin nga kanabisi dhe që përmbushin standardet e sigurisë dhe cilësisë do të riklasifikohen nga vjeshta, në mënyrë që ato të jepen me recetë nga mjekët specialiste pa patur nevojë për leje të veçantë.
Kanabisi mjekësor do të jetë pjesë e recetave në Britaninë e Madhe, duke filluar nga vjeshta, pasi Sekretari i Dhomës së Ulët të parlamentit anglez konfirmoi lajmin.
Ndryshimet dramatike në politikën ndaj kanabisit vijnë pas skandalit mbi djalin epileptik Billy Caldëell, të cilit iu ndalua marrja e vajit të kanabisit të porositur nga jashtë.
Billy-t iu lejua barna pasi një fushate të gjatë të iniciuar nga nëna e tij, që e detyruan Sajid Javid të garantonte një leje emergjence 20-ditore për përdorimin e tij.