Grupi i aksionerëve që kontrollojnë rreth 11milionë dollarë të Facebook, kanë hartuar një plan të ri ku pretendojnë të largojnë Mark Zuckerberg si President të kompanisë së mediave sociale që ai themeloi.
Trillium Asset Management parashtruan propozimin disa orë përpara raportit të fundit të të ardhurave bruto të Facebook të mërkurën, të cilat pësuan rënie të çmimit të aksioneve të Facebook-ut deri në 24 përqind. Kjo zhvleftësoi Facebook me rreth 148 miliardë dollarë. Nëse ky propozim dso të miratohej edhe nga aksionerë të tjerë atëherë Zuckerberg do të largohej nga posti i Presidentit, por sërish do të mbetej CEO i kompanisë. Propozimi thotë:
Një nga arsyet e përmendura për propozimin ishte “keqpërdorimi” i Facebook me skandalet, me propozimin që përmendte zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Cambridge Analytica dhe situatën në Mianmar ku Facebook është akuzuar për lejimin e promovimit të “gjuhës së urrejtjes” brenda vendit.
E nëjta gjë u bë edhe vitin e kaluar por pavarësisht se propozimi për largimin e Mark mori 51 përqind të votave nga investitorë të pavarur, u refuzua. Kjo pasi aksionet e klasit B kanë dhjetë herë fuqinë e votimit të aksioneve të klasit A dhe Zuckerberg zotëron më shumë se 75 për qind të të gjitha aksioneve të klasit B.
Vetë Facebook është shprehur se heqja e Zuckerberg si kryetar do të shkaktonte “pasiguri, konfuzion dhe paaftësi në funksion të bordit dhe menaxhmentit”.
Michael Connor, drejtori i Open Mic, e komentoi këtë propozim të Trillum si një hap të madh që duhet menduar mirë.
“Shumica e ekspertëve të qeverisjes së korporatave besojnë se të kesh një karrige të pavarur është thjesht një ide shumë e mirë. Paraqitja e propozimit në fillim i jep Zuckerbergut dhe kompanisë – si dhe aksionarëve – shumë kohë për të menduar çështjen dhe se pranimi i propozimit do të ishte një hap shumë i madh për Zuckerbergun dhe anëtarët e tjerë të bordit të Facebook-ut, kështu që është një ide e shkëlqyer për t’u dhënë kohë për të menduar”.