• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, December 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Afera tjetër e “Luleshtrydhes” kur ishte ministre: 28 milionë Euro për diga lumenjsh që nuk janë ndërtuar

December 15, 2025
in Dosja X

nvestimet e deklaruara për argjinaturat, hidrovoret dhe kanalet kulluese nuk ekzistojnë në terren dhe kanë prodhuar dëme në disa qarqe të vendit…

Dokumentet e Ministrisë së Bujqësisë për vitet 2021-2023 deklarojnë investime në digat dhe argjinaturat e lumenjve, por përmbytjet e këtij viti tregojnë se punimet nuk janë kryer. Tenderët prej dhjetëra milionë eurosh janë shpërndarë te të njëjtët shoqëri që kanë marrë kontrata për vite me radhë. Sistemi i menaxhimit të ujërave është jashtë funksionit dhe përmbytjet kanë ekspozuar një aferë të re financiare të Frida Krifcës.

Edhe për përmbytjet e këtij viti, shkak nuk janë vetëm reshjet e shumta, siç po mundohet të justifikohet qeveria, por edhe mungesa e digave dhe argjinaturave të lumenjve, mos­pastrimi i kanaleve kryesore zonale dhe mosfunksionimi i hidrovorëve.

Informacioni i ardhur në “Pamfleti” tregon një aferë tjetër financiare të Frida Krifcës, kur ajo ishte ministre e Bujqësisë në vitet 2021-2023, me zhvatjen e fondeve për digat e lumenjve, argjinaturat, hidrovoret dhe kanalet kulluese kryesore.

Në dosjet e investimeve dhe tenderimeve të Ministrisë së Bujqësisë të viteve 2021-2023, në dokumente thuhet se janë ndërtuar digat e lumenjve, argjinaturat dhe investime në hidrovoret e zonave, me garanci dhjetëvjeçare për të përballuar sasitë e reshjeve dhe evadimin e tyre. Por realiteti në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Fushë-Krujë, Durrës, Fier, Vlorë, Lushnjë, Maliq, Roskovec, Berat, Dimal dhe zona të tjera tregon se sistemi i menaxhimit të ujërave të reshjeve është jashtë funksionit, megjithëse dy vite më parë janë bërë investime me vlerë 28 milionë euro, përveç 59 milionë eurove të investuara në vitet 2017-2021.

Kjo tregon se edhe milionat e tenderuar gjatë viteve të drejtimit të Frida Krifcës janë vjedhur, duke mos ndërtuar, mos­riparuar dhe mosmirëmbajtur digat e lumenjve, argjinaturat dhe të gjithë sistemin e shmangies së përmbytjeve.

Sipas dokumenteve, tenderët e këtyre fondeve, Krifca, pa dyshim me “bekimin” e Edi Ramës, ua dha klientëve të qeverisë; Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Bashkim Ulaj, Ndue Kola dhe të tjerëve që njëkohësisht kanë shkatërruar shtretërit e lumenjve me nxjerrje rëre e zhavorri.

Gjatë drejtimit të Ministrisë së Bujqësisë nga Frida Krifca janë zhvilluar 43 tenderë për ndërtimin, rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e digave dhe argjinaturave të lumenjve Buna, Drin, Fan, Kir, Osum, Shkumbin, Seman, Vjosë, Ishëm, Mat, Devoll dhe disa degëve dhe përrenjve të tyre përgjatë zonave të banuara dhe tokave bujqësore. Vetëm gjatë viteve 2023-2025 qeveria u ka dhënë edhe 17 milionë euro bashkive të zonave me rrezik përmbytjesh për të mbajtur në gatishmëri kanalet kryesore kulluese.

Në disa lumenj dhe përrenj digat dhe argjinaturat nuk janë ndërtuar fare. Në disa zona punimet janë bërë gjysmake dhe pa cilësi, ndërsa hidrovoret nuk funksionojnë dhe kanalet zonale nuk janë pastruar. Fondet janë vjedhur përmes dokumenteve fiktive të punimeve dhe shërbimeve të pakryera.

Në dosjet e Ministrisë së Bujqësisë figurojnë sikur punimet janë kryer dhe janë me garanci për të përballuar reshjet e për të evituar përmbytjet. Pas aferës së 138 milionë eurove me fondet e BE-së, përmbytjet e ditëve të fundit zbuluan aferën tjetër të Frida Krifcës me fondet për digat e lumenjve, argjinaturat, hidrovoret dhe kanalet evaduese të ujërave./Pamfleti

Next Post

Dy vite ndotje mjedisore në Elbasan, pezullohen 2 kompanitë e ferrokromit, gjobë 13 mln lekë! 16 persona në pranga, 8 pronarët në kërkim

Meloni nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

5 orë bisedime dhe asnjë marrëveshje, Zelensky dhe amerikanët sot në tryezë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved