Burime për Euronews Albania kanë zbardhur bisedat e transkriptuar në mbledhjen e kryesisë së PD-së të zhvilluara ktë të shtunë.
Sali Berisha: duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të shkojë 99% të pushtetit.
Topalli: jo mor, mos e gëzofte.
Berisha: ta gëzojë, ne nuk do merremi as në Gjykatën Kushtetuese, ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë.
Agron Gjekmarkaj: ofroi dorëheqjen për rastin e Avokatit të Popullit.
Bislimi Ahmetaj: mendoj që përgjegjësinë e ka Flamur Noka për gjithë këtë çorganizim të organizuar që ka partia dhe mendoj se do e kemi të vështirë të na vijnë njerëz.
Me këtë reagim po neglizhohen demokratët dhe Avokati i Popullit është përgjegjësi e Nokës. Me Salianjin nuk kam pasur simpati se jemi përplasur, por sot me lëvizjet që po bën i jap të drejtë.
Noka: në Durrës nuk kanë qenë demokratë, Arlind Boshku dhe Tan Burgia janë zëra të Dyrmishit dhe Ergysit.
Salianji: janë sekretari i degës dhe kryetari i grupit të këshilltarëve të PD, pse sot që nuk mendojnë si ju janë kundër këta?! Po këta emrat e PS pse nuk i përmendni ju në publik?
Noka: në Elbasan njerëzit thonë që po angazhohet Suel Çela për të mos pasur njerëz në tek foltorja dhe ky është ndikimi jot (Salianjit).
Salianji: ende nuk e kam caktuar takimin, por meqë deri sot kam menduar që s’dua përçarje dhe as dua të flas, po të them që ti duhet të jesh i kujdesshëm, sepse ke qenë i akuzuar para 4 vitesh se mblidhje firmat e seksioneve nën kërcënimin e Suelit, pastaj se kush e takon ju e dini që jua sjell me fakte nëse vazhdoni me këto idiotësi.
Noka: në Gjirokastër nuk kishe kryesi.
Salianji: lexon gjithë emrat e kryesisë, mbi 80% e kryesisë dhe salla plot, por edhe sikur, pse nuk shkon ti Flamur apo ndonjë tjetër dhe t’i mbushë sallat?
Salianji: Avokati i Popullit ishte gabim strategjik, PD duhet të shkonte me një kandidat, e kemi dërguar para 4 vitesh Ledio Brahon kandidat të vetëm dhe e ka rrëzuar Rama, nuk mund t’u thuash ti deputetëve që firmosni kë të doni dhe pastaj thua pse na e hodhi Rama, duket si pazar tek njerëzit dhe ti Flamur, meqë po i del për zot, duhet të japësh dorëheqjen, për shkatërrimin e strukturës, organizimit dhe perceptimin që jeni shitur tek Rama.






