Valbona Selimllari ka reaguar ashpër ndaj zërave kritik që janë ngazëllyer për tragjedinë në Greqi ku deri më tani numërohen 86 viktima dhe qindra të plagosur.
Ish Miss-i ka shprehur solidaritetin duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos përzjejnë ngjarjen e kobshme me politikën.
Megjithatë, në postimin e saj u hodhën komentuesit duke shfryrë urrejtje dhe duke shprehur një gëzim i shfrenuar për ngjarjen tronditëse.
Një nga fansat shkruante se: “Fuck Greece, ashtu ju pafsha të vdekur dhe ju që vini flamurin grek.”
Valbona nuk ka nguruar t’u kundërpërgjigjet, duke i thënë se: “Vdekja nuk i urohet askujt. Atje ka pasur fëmijë, nëna, baballarë. Mjaft e bëtë pjesë të politikave dhimbjen njerëzore” (TemA)